• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BANDAT NË BELGJIKË/ Mediat: Kolumbianet trajnojnë shqiptarët për të prodhuar kokainë
Home
Aktualitet
Kronikë

BANDAT NË BELGJIKË/ Mediat: Kolumbianet trajnojnë shqiptarët për të prodhuar kokainë

2 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat belge kanë zbuluar një fenomen tjetër lidhur me përfshirjen e shqiptarëve në trafikun e kokainës me vendet e Amerikës Latine.

Në një shkrim te “L’Echo” lidhur me kriminalitetin në Belgjikë, mes të tjerash thuhet se në portin e Antwerpen ka shpërthyer trafiku i kokainës.

“Në portin e Antwerpen, është trafiku i kokainës ai që ka shpërthyer, me konfiskimet që janë rritur në mënyrë eksponenciale, shumëzuar me 14 në tetë vjet, për të arritur shifrën marramendëse prej 89,450 tonësh në 2021, konfiskim rekord që rezulton veçanërisht nga hetimet në lidhje me enkriptimin e Sky ECC. Këto shifra janë pasojë e evolucionit të trafikut botëror të kokainës dhe mbiprodhimit që rezulton nga tregu kolumbian, vendi kryesor i prodhimit të gjetheve të kokainës.

Droga prodhohet në Kolumbi dhe arrin në Antwerp në kontejnerë nga Ekuadori ose Brazili. Më parë arrinte ‘gati për t’u përdorur’, por tani arrin ‘i shkrirë’ në materiale, të tilla si pllaka për shembull, për të siguruar linjën e furnizimit. Laboratorët e nxjerrjes janë projektuar në Evropë nga organizata belge që bëjnë porosi në Kolumbi dhe menaxhojnë nxjerrjen dhe shpërndarjen këtu.

Një fenomen i kohëve të fundit që ne shohim: “kolumbianët ofrojnë një ‘shërbim pas shitjes’ dhe dërgojnë kimistët e tyre këtu për të trajnuar ‘punonjësit’ vendas”, thekson një burim i njohur me këtë çështje.

Ky është rasti i laboratorit të Strée, një qytezë  në Hainaut, ku kolumbianët trajnuan shqiptarët në bazat e kimisë, në emër të një organizate belgo-holandeze, për të transformuar pastën koka dhe bazën e kokainës në hidroklorur kokaine. I kontrolluar në mars 2021, laboratori u çmontua. Kjo dosje, e trajtuar nga prokuroria federale dhe me nofkën Pharmaceutica nga hetuesit e PJF të Lièges, pritet të përfundojë së shpejti dhe duhet të mbërrijë në gjykatën penale për një seancë hyrëse në fillim të vitit 2023.

Shkrimi citon gjithashtu se: “Sot, joshja e fitimit është e tillë që krimi vendas është kthyer në trafik, ndërkohë që prania e portit të Antëerp-it ka tërhequr në vend familje të mëdha marokene, shqiptare dhe suriname, madje edhe të Amerikës së Jugut”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKESA TË LARTA PËR PUNTORË SEZONALË/ Greqia kërkon ‘ndihmë’ nga Shqipëria
Previous article TENTOI TË PËRDHUNONTE ME DHUNË 50-VJEÇAREN/ Arrestohet 65-vjeçari në Durrës. Në banesë iu gjetën dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POLIÇANIT/ Protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën Aktualitet

PAS POLIÇANIT/ Protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda Aktualitet

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe... Aktualitet

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT