• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANIA UL TVSH-NË E GAZIT/ Pas paketës së ndihmës 200 miliardë euro për të frenuar rritjen e çmimit të energjisë
Home
Nderkombetare

GJERMANIA UL TVSH-NË E GAZIT/ Pas paketës së ndihmës 200 miliardë euro për të frenuar rritjen e çmimit të energjisë

1 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit të gazit natyror do të ulet nga 19 në shtatë për qind për një periudhë të kufizuar nga 1 tetori deri në fund të marsit 2024.

Parlamenti gjerman ka miratuar me shumicë të madhe votash uljen e përkohshme të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për gazin. Votave të maxhorancës së koalicionit tripartiak të qendrës së majtë iu shtuan edhe votat e grupeve parlamentare  CDU/CSU dhe AfD. Vetëm e Majta abstenoi.

“Ne përdorim fuqinë tonë ekonomike për të mbrojtur prosperitetin e vendit tonë”, tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner. Ai akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se dëshiron të shkundë ekonomitë e vendeve perëndimore me një “luftë energjetike” në mënyrë që t’i dobësojë ato nga brenda. “Putini do të dështojë me këtë qëllim”, tha ministri i Financave.

Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit të gazit natyror do të ulet nga 19 në shtatë për qind për një periudhë të kufizuar nga 1 tetori deri në fund të marsit 2024. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për ngrohjet qëndrore, me të cilat furnizohet një pjesë e mirë e apartamenteve në Gjermani.

Finanzminister Christian Lindner
Christian Lindner

“Shteti nuk duhet të jetë përfitues nga çmimet e rritura të energjisë” tha Lindner, duke shpjeguar pse ai po i qëndronte uljes së tatimeve. Por ai kujtoi se edhe me këtë ulje, çmimet e gazit dhe të energjisë do të vijojnë të rëndojnë xhepin e konsumatorëve. “Ulja e taksës së shitjes për gazin është e saktë”, tha eksperti i ekonomisë i CDU-së, Mathias Middelberg në debat. Megjithatë, do të kishte qenë më mirë sikur koalicioni “të kishte arritur më herët në këtë konstatim” shtoi ai.

Middelberg kritikoi gjithashtu faktin se paketa prej 200 miliardë eurosh e planifikuar tani nga qeveria deri tani nuk është tjetër vetëm një borxh. Mbetet plotësisht e paqartë “çfarë doni të financoni me të”, tha politikani konservator.

Folësit nga SPD dhe të Gjelbërit hodhën poshtë akuzat. Politikania e të Gjelbërve, Katharina Beck theksoi se ulja e taksave duhet parë “si pjesë e një koncepti më të madh”. Kjo përfshin gjithashtu heqjen e fitimeve të tepërta nga kompanitë energjetike, e cila është duke u negociuar aktualisht në Bruksel.

Qeveria gjermane bëri të njohur të enjten se do të vërë në dispozicion 200 miliardë euro për të sfumuar efektet ekonomike dhe sociale të rritjes së çmimit të energjisë. Një komision ekspertësh aktualisht po shqyrton se çfarë masash do të merren konkretisht. Rezultatet do të prezantohen në mes të tetorit.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO E KAPJA VETEN ME SHPULLA"/ Iva Tiço rrëfen periudhën e vështirë
Previous article LINDJA E PARË APO E DYTË? Gjinekologët tregojnë cila është më pak e dhimbshme

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT