• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DIVORCUA PAK DITË MË PARË/ Biznesmeni u gjet i vdekur në dhomën e hotelit, zbardhet dinamika e ngjarjes në Divjakë
Home
Aktualitet
Kronikë

U DIVORCUA PAK DITË MË PARË/ Biznesmeni u gjet i vdekur në dhomën e hotelit, zbardhet dinamika e ngjarjes në Divjakë

30 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pronari i një hoteli në Divjakë ka gjetur vdekjen në një nga dhomat e ndërtesës pas një zjarri të rënë në rrethana jo fort të qarta.

Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:30 minuta. “Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60- vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha shkurtimisht Policia.

SHKAKU

Llambri Marku, 60-vjeç, gjeti vdekjen në papafingon e hotelit në pronësi të tij në Divjakë. Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka shpërthyer nga cigarja e tij dhe mendohet se mund të ketë qenë aksidental. Ka qenë pikërisht ky zjarr i rënë ai që ka shkaktuar shpërthimin e flakëve dhe për pasojë, tymi ka shkaktuar asfiksi te 60- vjeçari, duke i shkaktuar atij humbjen e jetës.

Një tjetër dyshim është fakti se viktima mund të ketë konsumuar pije alkoolike për shkak të problemeve që po kalonte me jetën personale dhe për pasojë, e ka zënë gjumi me cigare ndezur duke bërë që të merrnin flakë batanijet.

Kjo ka bërë që ai të digjet edhe në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen.

Kanë qenë familjarët e tij që e gjetën të djegur, pasi 60- vjeçari nuk përgjigjen në celular. Pasi kanë mbërritur në ndërtesë, ata kanë gjetur të shkrumbuar burrin në katin e katërt të hotelit.

Viktima Llabri Marku, kishte pak ditë që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij, ndërsa gjatë ditës së djeshme u gjet i vdekur në papafingon e hotelit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET PUTIN/ Rusia shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës
Previous article E PAPRITUR/ “Telenovela” Shakira-Pike, këngëtarja drejt ribashkimit si çift me…

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT