• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIE KONSUMI NË GJERMANI/ Teksa rritja e çmimeve vijon. Inflacioni në nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh
Home
Nderkombetare

BIE KONSUMI NË GJERMANI/ Teksa rritja e çmimeve vijon. Inflacioni në nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh

30 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh. Nxitur nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve për konsumatorët rritja e çmimeve në shtator kundrejt të njëjtit muaj një vit më parë ishte 10,0 përqind, vuri në dukje Enti Federal i Statistikave. Në gusht rritja ishte 7,9 përqind.

Ekonomistët edhe në muajt e ardhshëm llogarisin me kuota rritjeje. Kuota inflacioni si aktualisht nuk ka pasur asnjëherë në Gjermaninë e ribashkuar. Në landet perëndimore të federatës janë regjistruar rritje me dhjetë përqind në fillim të viteve 1950, megjithatë me kalimin e kohës metodologjia e matjes ka ndryshuar.

Kuotat e larta të rritjes së çmimeve dobësojnë fuqinë blerëse të konsumatoreve dhe konsumatorëve, të cilët mund të blejnë më pak me një euro. Raporti financiar mes të ardhurave dhe shpenzimeve të njerëzve tkurret.

Deutschland Inflation l steigende Verbraucherpreise l Einkaufen
Sipas një sondazhi të Shoqatës së Tregtisë në Gjermani (HDE) 60 përqind e konsumatorëve rezervohen në blerje. Për muajt e ardhshëm madje 76 përqind e të anketurave thonë, se blejnë më me kursim. „Shumë ekonomi shtëpiake janë të detyruara aktualisht që të paguajnë më shumë para për energjinë si dhe u duhet të llogarisin me rritjen e vlerës së pagesave të energjisë për ngrohjen. Si rrjedhojë atyre u duhet që të kursejnë fillimisht që të mund të blejnë diçka të re”, shpjegon Rolf Bürkl, ekspert i GfK, Instituti për Studimet e Konsumit në Nyrnberg. Kjo ka pasoja për ekonominë më të madhe të Europës, sepse konsumi privat është një ndër shtyllat e rëndësishme të koniunkturës.

Energjia dhe ushqimet me çmime shumë të larta

Prej muajsh energjia dhe ushqimet janë faktorët që nxisin rritjen e çmimeve. Sulmi rus ndaj Ukrainës si dhe vështirësitë me furnizimet e kanë ashpërsuar situatën gjithësesi të tensionuar. Në shtator energjia kushton 43,9 përqind më shumë se një vit më parë, ushqimet janë shtrenjtuar me 18,7 përqind. Në raport me një muaj më pare në shtator çmimet u rritën me 1,9 përqind. Në muajin gusht aboneja mujore e qarkullimit urban prej 9 eurosh si dhe masat lehtësuese të ndërmarra nga qeveria gjatë mujave të kaluar si p.sh. skontoja për karburantin e amortizuan disi situatën. Afati për të dyja këto masa lehtësuese mbaroi në gusht. Qeveria po planifikon lehtësime të reja. Pensionistët dhe studentët do të marrin një pagesë për përballimin e çmimit të energjisë. Ndihma për fëmijët do të rritet në fillim të vitit të ardhshëm.

Rritjen e çmimit të gazit qeveria do ta zbusë me frenimin e rritjes. Edhe në nivelin e Bashkimit Europian po diskutohen masa të tilla. Të premten (30.09) takohen në Bruksel ministrat e Energjetikës të vendeve të BE-së. Banka Qendrore Europiane (BQE), e cila pas një ngurrimi të gjatë po rrit interesat e depozitave në përpjekje për të përballuar inflacionin rekord me synim të arrijë afatmesëm për eurozonën një stabilitet të çmimeve. Inflacioni në zonën e përbashkët monetare në gusht, sipas të dhënave të fundit, arriti një vlerë rekord. Kundrejt të njëjtit muaj të një viti më parë çmimet për konsumatorët u rritën me 9,1 përqind. Kjo është kuota më e lartë e inflacionit që nga viti 1999 kur euro nisi të përdoret si monedhë reference.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BORA QËLLON ME SHUPLAKA DONALDIN/ Publikohet video nga prapaskena
Previous article RAMA MBLEDH SOT KRYEBASHKIAKËT/ Zbardhet axhenda

s.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT