• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PASUROHEN ME KAFSHATËN QË U VJEDHIN JETIMËVE”/ Tedi Blushi për raportin e KLSH tek “Zyber Hallulli”: Rama nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë
Home
Politikë

“PASUROHEN ME KAFSHATËN QË U VJEDHIN JETIMËVE”/ Tedi Blushi për raportin e KLSH tek “Zyber Hallulli”: Rama nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë

29 September, 2022 s.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partsis së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me auditimin e kryer nga KLSH në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, ku rezultoi se nuk është respektuar niveli i kuotave financiare për shërbimet ditore mbi ushqimet dhe se fëmijët kanë konsumuar më pak ushqim sesa është përcaktuar me ligj.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi u shpreh se babëzia në vjedhjet e qeverisë nuk ka kursyer as jetimët, ndërsa shtoi se kryeministri Rama nuk do ti shpëtojë përgjegjësisë dhe llogaridhënies para popullit.

Postimi i plotë:

Po u “hanë” kafshatën edhe jetimëve, pasurohen me bukën që u vjedhin!

Babëzia në vjedhje e Qeverisë nuk po kursen as kafshatën e jetimëve. Auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i Shtëpisë së Fëmijës “Zuber Hallulli” ka nxjerrë në dritë provën tronditëse se prej të paktën 4 vitesh, jetimët në këtë qendër po konsumojnë më pak ushqim se sa është përcaktuar në ligj.

Është konstatuar se vlera në lekë e përcaktuar për kuotën ditore për fëmijët jetimë nuk i përgjigjet të njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë, për shkak të mos respektimit të saj nga institucioni, si dhe mos indeksimit të kuotës ushqimore sipas indeksit të çmimeve.

Konkretisht janë shpenzuar 409 lekë më pak të vlerës ditore për secilin fëmijë, duke cenuar detyrimin bazë mbi përkujdesin, respektin dhe përkushtimin ndaj tyre.

Pyetjet që ngrihen sot për fëmijët jetimë janë: Ku përfunduan lekët e kuotës ditore?

Vjedhja e ushqimit të fëmijëve jetimë në qendrat sociale është një nga provat më shokuese se deri ku ka shkuar pashpirtësia dhe babëzia e Qeverisë së Edi Ramës në zhvatjen e shtresave më në nevojë të shoqërisë.

Pasurimi në kurriz të jetimëve është një nga krimet më të shëmtuara!

Përgjegjësisë para ligjit dhe llogaridhënies para popullit shqiptar Edi Rama nuk do t’i shpëtojë kurrë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN EMRAT DHE DETAJET/ Banda e “famshme” shqiptare në Greqi, si grabitën “Benzin” në mes të ditës
Previous article SITUATA NË KOMBËTARE KËRKON ZGJIDHJE/ Ja tre kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Rejën në stolin kuqezi

s.autor

Postime të ngjashme

SULMI NDAJ TURIZMIT SHQIPTAR/ Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese Politikë

SULMI NDAJ TURIZMIT SHQIPTAR/ Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron Politikë

RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT