Dy persona kanë braktisur në Aeroportin e Rinasit fëmijët e tyre të mitur.
L.GJ 52, dhe N.S 51 vjeçarë akuzohen se kanë braktisur fëmijët e mitur, duke i lënë vetëm në territorin e Italisë.
Personi në fjalë L.GJ ka lënë vetëm djalin e tij të mitur në Itali, dhe është rikthyer në Shqipëri pa të.
Policia ndërkohë ka marrë masa ndaj këtyre dy personave duke i arrestuar në ambjentet e Aeroportit.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, dhe është bërë e ditur për mediat nga operacioni i kryer nga forcat e Policisë Kufitare.
***
Në kuadër të masave për frenimin e migracionit të paligjshëm, apo atë të azil kërkimit, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.Gj., 52 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi më datë 16.09.2017, ka udhëtuar së bashku me djalin e tij të mitur A.GJ., 15 vjeç, drejt Italisë, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.
Po më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.S,, 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 30.09.2017, ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur F. S., 16 vjeç dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.
Përgatiti: AlpeNews.al


