• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BANDA E FUQISHME SHQIPTARE NË GREQI/ Flet nëna e polices që ndihmonte të dashurin: Është djalë i mirë
Home
Aktualitet
Kronikë

BANDA E FUQISHME SHQIPTARE NË GREQI/ Flet nëna e polices që ndihmonte të dashurin: Është djalë i mirë

28 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nëna e polices praktikante, e cila u arrestua ditën e djeshme nga Policia greke bashkë me 21 persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë anëtarë të një bande kriminale shqiptare me në krye 30-vjeçarin Esmin Ferhati, i njohur ndryshe me nofkën “Esko”, ka folur për protothema.gr.

Sipas nënës se 22-vjeçares, Ferhati dhe e bija e saj nuk kanë asnjë lidhje me botën e krimit. Teksa mbron me “mish e me dhëmbë” pafajësinë e të bijës, nëna e 22-vjeçares doli në mbrojtje të shqiptarit. Ajo tha se Esko është djalë shumë i mirë dhe i ndershëm, ndërsa bëri me dije se dy të rinjtë janë të dashuruar me njëri-tjetrin.

“Ai është djalë i mirë, ai e do vërtet vajzën time. Lidhja e tyre ka nisur përpara se vajza ime të angazhohej në polici. Ata kanë një marrëdhënie me ndjenja të pastra”, ka thënë nëna e polices në provë, e cila dyshohet se spiunonte për llogari të bandës shqiptare, pasi në mediat helene shkruhet se policja ka dekonspiruar një nga operacionet e mëparshme pasi kishte informuar bandën për lëvizjet e policisë.

Megjithatë ajo thotë se nuk ka informacion nëse 30-vjeçari shqiptar ka pasur shoqëri me persona të përfshirë në botën e krimit, ndërsa thekson se Esko nuk kishte para as për të paguar qiranë e një lokali bar-kafe që kishte hapur në zonën e Zografou në Atikë.

E pyetur nëse ka qenë në dijeni se vajza e saj komunikonte nëpërmjet celularëve me anëtarë të bandave të përfshira në rastet e trafikut të drogës dhe u jepte informacion për lëvizjet e policisë, nëna e punonjëses të policisë në provë u përgjigj duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur dhe se vajza e saj nuk ka lidhje me botën e krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET OPINIONI PUBLIK/ 71-vjeçari përdhunon seksualisht të miturin, tetë vjeçar në Maqedoninë e Veriut
Previous article E VËRTETA QËNDRON NDRYSHE/ Ja me kë do ta bashkëprezantojë Bora Zemani “Dancing With The Stars” në vend të Donald Veshajt (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT