• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
100-VJETORI I MARDHËNIEVE SHBA-SHQIPËRI/ Ambasadorja Yuri Kim: e keni nxjerrë vendin nga hijet e errëta të diktaturës dhe komunizmit
Home
Politikë

100-VJETORI I MARDHËNIEVE SHBA-SHQIPËRI/ Ambasadorja Yuri Kim: e keni nxjerrë vendin nga hijet e errëta të diktaturës dhe komunizmit

27 September, 2022 s.autor Politikë

Ambasada amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në një konferencë të mbajtur për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ka deklaruar se gjatë 31 viteve të fundit, shqiptarët e kanë nxjerrë vendin e tyre nga hijet e errëta të diktaturës dhe komunizmit për të ndërtuar një vend më të lirë, e demokratik.

Postimi i ambasadës amerikane:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim foli sot në konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”, mbajtur në nder të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Konferenca, e organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe e mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, mblodhi së bashku diplomatë, historianë, studiues dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, shqiptarë dhe amerikanë, të cilët diskutuan momente historike të marrëdhënieve midis vendeve tona. Duke iu drejtuar konferencës krahas Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim tha se “gjatë 31 viteve të fundit, shqiptarët e kanë nxjerrë vendin e tyre nga hijet e errëta të diktaturës dhe komunizmit për të ndërtuar një vend me të vërtetë të lirë, me të vërtetë demokratik dhe gjithnjë e më të begatë. Shtetet e Bashkuara kanë qenë krenare që kanë qënë pranë jush për të ndihmuar sa mundemi, krah për krah, ndërsa ju ecni në rrugëtimin tuaj… Ne jemi jashtëzakonisht krenarë dhe duam të vazhdojmë t’ju ndihmojmë në këto momente kyçe, që të vazhdoni të ecni përpara. Kjo është arsyeja përse ne e vëmë kaq shumë theksin në mbështetjen tonë për përpjekjen e Shqipërisë për të reformuar sistemin e saj gjyqësor dhe për të çliruar këtë shoqëri, këtë vend, nga korrupsioni”. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Christopher Hill, ish-Zëvendës Ambasador, iu drejtua konferencës përmes një video-mesazhi dhe ndau kujtimet e tij për mbërritjen dhe punën e tij në Tiranë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NA LINI TË KËRCEJMË"/ Bora Zemani nuk e fsheh më, publikon foto me Donaldin
Previous article BILANCI I COVID-19/ 79 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave Politikë

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT