Një person ka mbetur i vrarë në lagjen Kolovica në Prishtinë. Sipas informacioneve, raportohet se për këtë ngjarje është vënë në pranga një person, i cili dyshohet se është autori i vrasjes.
Për momentin nuk janë bërë të ditur identitetet e personave të përfshirë në ngjarje.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen.
“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda është njoftuar nga policia për një rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njëjta i është përgjigjur vendit te ngjarjes bashke me njesite e tjera relevante.
Një person ka ndërruar jete si pasoje e plagëve te marra nga nje arme zjarri, ku me urdhër te prokurorit është dërguar ne IML për obdusion, derisa një person tjetër është shoqëruar ne stacion policor.
Prokurori i Shtetit ne koordinim me policinë janë duke i ndërmarre veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qellim te ndriçimit te gjitha rrethanave te këtij rasti”, tha Ulaj.


