• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTOI TË KALONTE KUFIRIN ME MBI 200 MIJË EURO TË PADEKLARUARA/ Arrestohet 50-vjeçari në portin e Vlorës (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTOI TË KALONTE KUFIRIN ME MBI 200 MIJË EURO TË PADEKLARUARA/ Arrestohet 50-vjeçari në portin e Vlorës (EMRI)

25 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia kufitare ka finalizuar operacionin e koduar “Excise” pasi ka ndaluar një 50-vjeçar me mbi 200 mijë euro të padeklaruara dhe një sasi vere kontrabandë në portin e Vlorës.

Gjatë kontrollit në automjetin të arrestuarit Alfred Bazini autoritetet zbuluan dhe sekuestruan 218 885 euro të padeklaruara dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Port Vlorë/ Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Excise”.

Sekuestrohen 218 885 euro të padeklaruara në kufi dhe një sasi vere, e dyshuar e kontrabanduar.

Vihet në pranga 50-vjeçari që nuk deklaroi shumën e parave në kufi dhe tentoi të fuste kontrabandë sasinë e verës, në vendin tonë.

Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një mjet kamion tip “DAF”, me drejtues shtetasin A. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 218 885 euro të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve në kuadër të operacionit “Excise”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SURPRIZA PËR FANSAT/ Ja skena e pa publikuar nga sezoni i parë i Squid Games (VIDEO)
Previous article JO MË GOMONE! Britania e Madhe jep lajmin e mirë për shqiptarët, lehtëson rregullat për…

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT