• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË PO NDODH? Mbi 1000 persona të arrestuar në të gjithë Rusinë (PAMJET)
Home
Nderkombetare

ÇFARË PO NDODH? Mbi 1000 persona të arrestuar në të gjithë Rusinë (PAMJET)

22 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Fotografitë e realizuara në rrugët e Rusisë tregojnë se si policët e veshur me helmeta të zeza kanë tërhequr zvarrë njerëzit që kishin dalë të protestonin kundër luftës në Ukrainë.

Mediat e huaja shkruajnë se më shumë se 1000 njerëz janë arrestuar në 37 qytete në të gjithë Rusinë, duke përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun. Sipas grupit të pavarur të monitorimit të protestave OVD-Info, protestuesit shprehën zemërimin e tyre ndaj urdhrit të presidentit, Vladimir Putin, për të mobilizuar 300 mijë rezervistë.

Çfarë po ndodh? Mbi 1000 persona të arrestuar në të

Në Moskë, protestuan edhe shumë gra të cilat brohoritën: “Jetë për fëmijët tanë”, dhe “Jo luftës”. Sipas videove të postuara në rrjetet sociale, qindra persona protestuan në Moskë, teksa protestuesit formuan zinxhir njerëzor, duke u kapur për dore me njëri-tjetrin.

Protestuesit po ashtu mbajtën pankarta me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë, që janë ngjyrat e flamurit ukrainas dhe brohoritën “Kundër mobilizimit” dhe “Rusia pa Putinin”.

Autoritetet paralajmëruan qytetarët se mund të përballen deri me 15 vjet burgim për pjesëmarrje në këto protesta.

Në Shën Petersburg, kundërshtarët e urdhrit për mobilizim – përfshirë edhe shumë gra – u mblodhën para një katedraleje, ku u rrethuan nga policia. Ka pasur raportime se Policia ka rrahur protestuesit me shkopinj gome.

Putin, gjatë një adresimi drejtuar kombit, tha se mobilizimi do të nisë menjëherë. Ky njoftim vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës është në muajin e shtatë dhe Kievi së fundmi, përmes një kundërofensive, ka arritur të rimarrë disa pjesë të territorit të okupuar nga forcat e Moskës.

Çfarë po ndodh? Mbi 1000 persona të arrestuar në të

Presidenti rus tha se mobilizimi do të përfshijë vetëm qytetarët që aktualisht janë pjesë e forcave rezervë të ushtrisë dhe që kanë përvojë ushtarake.

Ai tha se synon që ta “çlirojë” rajonin lindor ukrainas të Donbasit, duke pretenduar, pa ofruar asnjë dëshmi, se shumica e banorëve të këtij rajoni nuk duan të jetojnë nën Ukrainë.

Njoftimi për mobilizim të pjesshëm u bë një ditë pasi katër rajone ukrainase të pushtuara nga Rusia njoftuan për plane për mbajtjen e të ashtuquajturave referendume për t’iu bashkuar Rusisë. Planet për mbajtjen e këtyre votimeve janë dënuar nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar.

Çfarë po ndodh? Mbi 1000 persona të arrestuar në të

Çfarë po ndodh? Mbi 1000 persona të arrestuar në të

Çfarë po ndodh? Mbi 1000 persona të arrestuar në të

Çfarë po ndodh? Mbi 1000 persona të arrestuar në të

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET KIBERNETIKE NDAJ SHQIPËRISË/ FBI dhe CISA: Hakerët iranianë qëndruan në rrjetin qeveritar për 14 muaj
Previous article NUK FLET ME EINXHEL? Sarah i jep fund të gjitha dyshimeve: Më bezdis shumë fakti që bëhet…

s.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT