• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJOHËS I…”/ Nga një familje e pasur dhe baba i 4 fëmijëve, shndërrimi i Martinajt në biznesmenin më të fuqishëm të lojërave të fatit
Home
Aktualitet
Kronikë

“NJOHËS I…”/ Nga një familje e pasur dhe baba i 4 fëmijëve, shndërrimi i Martinajt në biznesmenin më të fuqishëm të lojërave të fatit

21 September, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në Shënjestër

Por ndërsa legjenda për zhdukjen e Ervis Martinaj tashmë ka marrë dhenë dhe po shëtit gojë me gojë, në teori konspirative gati nga më të pabesueshmet, Policia e Shtetit ka vendosur të heshtë.

Një heshtje që e ngarkon me përgjegjësi, por njëherazi që dëshmon edhe dështimin e saj, në përpjekjet për të arrestuar apo gjetur njeriun më të famshëm të krimit në Shqipëri.

Që tashmë rezulton i zhdukur që nga data 10 gusht 2022, në rrethana ende të paqarta. Siç e thamë një thriller vere, i denjë për titujt aperturë të kopertinave. Por kush janë grupet rivale apo individët e interesuar për të zhdukur Ervis Martinajn?

Cilët janë armiqtë e shumtë që ai krijoi kohë pas kohe? Si u eleminuan në dy vitet e fundit, miqtë e tij më të afërt dhe krahët e tij të armatosur?

 

 

Si u shndërrua Ervis Martinaj në një një prej biznesmenëve më të fuqishëm të Lojërave të Fatit në Shqipëri dhe përse thirrej me nofkën “Mbreti i Bixhozit?

Ervis Martinaj, ishte një emër jo shumë tërheqës për mediat, të paktën deri në vitin 2013. Kohë, kur emri i tij nisi të lakohej gjithmonë e më fuqishëm në skedat e krimit.

Ai lindi në tetor të vitit 1982 në Burrel. Dhe shpejt, familja e tij u zhvendos në zonën e Kurbinit, aty ku edhe u rrit. Sipas të dhënave, familja e tij ishte me origjinë nga Mali i Zi dhe i kishte hyrë biznesit që herët. Ndërsa njihej si një familje me autoritet dhe me zë në zonën ku banonte.

Ervisi, si djalë i vetëm i familjes Martinaj, pati privilegjin që të kryente një pjesë të shkollimit në Itali. Por pavarësisht këtij bagroundi dhe cilësisë si njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe të një ekonomie të mirë familjare, askush nuk do të mund ta besonte që një ditë ai do të mund t’i hynte botës së krimit.

Dhe për më të tepër të shndërrohej në një nga personazhet më ikonik të saj. Sipas të dhënave, familja e tij e ka origjinën nga Martinajt e Malit të Zi, por u zhvendos në Kurbin që herët.

I martuar që në moshë të re, baba i katër fëmijëve të mitur, sikundër e theksuam edhe më herët, shfaqja e tij e parë publike në skenën e krimit, do të datojë në vitin 2013. Koha, kur ai nis të krijojë armiqësitë e para të mëdha.

Aty ku emri i tij nis të lakohet edhe më fort në botën e krimit. Në një nga ngjarjet kriminale, e cila mbetet ende e pazbardhur, por që atëkohë dyshimet ranë direkt mbi Ervis Martinaj. Ngjarja e cila, do të niste edhe ciklin e përgjakshëm të dhunës, ku në sfond do të jetë gjithmonë emri i tij dhe lufta për sundimin e lojërave të fatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZHDUKJEN E DJALIT E MORA VESH NGA..."/ Zbardhet dëshmia e babait të Ervis MARTINAJ, dyshimet e familjarëve
Previous article "ENDRIT DOKLE..."/ Kë akuzojnë të afërmit për zhdukjen e Ervis Martinaj, çfarë deklaroi i dyshuari

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT