• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DRAGON BALL” SHKATËRRON ORGANIZATAT SHQIPTARE DHE ITALIANE/ 32 të arrestuar! Si futën në Ibiza 4.1 mln Euro drogë
Home
Aktualitet
Kronikë

“DRAGON BALL” SHKATËRRON ORGANIZATAT SHQIPTARE DHE ITALIANE/ 32 të arrestuar! Si futën në Ibiza 4.1 mln Euro drogë

20 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Guardia Civil e Spanjës në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n dhe karabinierët italianë kanë kryer një operacion të quajtur “Dragon Ball” dhe kanë shkatërruar dy banda të fuqishme që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike. Sipas asaj që shkruajnë mediat, operacioni u nda në dy faza, një u krye më 13 Shtator dhe tjetri më 17 Shtator dhe vetëm në Spanjë morën pjesë rreth 400 agjentë. Objektiv i aksionit ishin dy organizata kriminale një shqiptare dhe një italiane.

Këto banda e shtrinin aktivitetin e tyre në Ibiza, Malaga, Barcelona dhe Tenerife. Mësohet se janë sekuestruar sasi të konsiderueshme substancash narkotike, armë zjarri, para ‘cash’ dhe dokumente që mund të vërtetojnë pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale. Sipas asaj që shkruajnë mediat, dy organizatat kriminale kryesisht operonin në ishullin e Ibiza-s. Ata kishin futur në treg një sasi prej 94 500 dozash MDMA dhe kokainë, vlera e të cilave arrinte në 4.1 milionë Euro. Po ashtu janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 22 milionë Euro.

“Dragon Ball” shkatërron organizatat shqiptare dhe italiane, 32 të arrestuar! Si futën në Ibiza 4.1 mln Euro drogë
Gjithsej në pranga shkuan 32 persona duke përfshirë shtetas italianë, shqiptarë dhe hungarezë. Si pasojë e kontrolleve në 42 prona të ndryshme, autoritetet gjetën 18 kilogramë metamfetaminë, 870mijë pilula ekstazi, 4.5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabis me 600 rrënjë kanabis, substanca të tjera, si dhe mjete për peshimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike. Në cash u sekuestruan 330 mijë Euro, u konfiskuan 23 makina dhe janë bllokuar 2 armë. Mes objekteve të bllokuara janë edhe ora luksoze Bulgari, Rolex dhe Cartier, bizhuteri, dokumente bankare, dokumente false identiteti, celularë, karta usb, tableta dhe pajisje të tjera elektronikë.

“Dragon Ball” shkatërron organizatat shqiptare dhe italiane, 32 të arrestuar! Si futën në Ibiza 4.1 mln Euro drogë
Mediat shkruajnë se organizata italiane ishte e lidhur me ‘Ndragheta-n. Anëtarët e saj shquhen për përdorimin e dhunës, metodat e torturës dhe vrasjet të kryera në Itali. Kjo organizatë, akuzohet për sekuestrimin e 1500 kilogramëve kokainë në provincën e Malaga-s, më 20 prill 2020. Ndërsa sa i përket organizatës shqiptare përveç përdorimit të dhunës, janë provuar edhe për përdorimin e armëve dhe trafikun e drogës në ishull.

Të dyja organizatat i investuan fitimet e tyre përkatëse në prona të paluajtshme në destinacionet kryesore turistike në Evropë, ndër të cilat spikati ishulli Ibiza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GLEDIS NANO NË RREZIK NGA TERRORISTËT"/ Eksperti: Të merret në mbrojtje
Previous article KËRKOHEJ PËR KULTIVIM TË LËNDËVE NARKOTIKE/ Arrestohet në Francë 30-vjeçari shqiptar, pjesë e një rrjeti trafikantësh

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT