• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK FLISTE SE ISHTE AUTIK…”/ Nëna rrëfen momentin kur uji i mori nga krahët të birin: U kap pas një trungu peme…
Home
Jetë

“NUK FLISTE SE ISHTE AUTIK…”/ Nëna rrëfen momentin kur uji i mori nga krahët të birin: U kap pas një trungu peme…

18 September, 2022 s.autor Jetë

Djali 8-vjeçar i një farmacisteje në rajonin e Marche rezulton ende i zhdukur. Silvia Mereu po udhëtonte së bashku me të birin me makinë kur nisi stuhia e furishme dhe rajoni u përmbyt.

Silvia Mereu1

Nënë e bir po shkonin në shtëpinë e gjyshërve, por makina e tyre u përmbyt nga uji në pak minuta, duke shkëputur 8-vjeçarin nga krahët e nënës së tij dhe duke e zhdukur kush e di se ku.

Silvia Mereu ka rrëfyer momentet e tmerrit në një intervistë për La Repubblica, se si rryma e fortë e ujit i mori nga duart vogëlushin e saj.

“U përpoqa ta mbaja Mattia-n pranë vetes pasi dolëm nga makina, por ishte ajo forcë mbinjerëzore uji që na mori zvarrë dhe e largoi nga kraharori im. Ku është djali im i vetëm tani?”, u shpreh ajo.

42-vjeçarja qëndroi për dy orë e gjysmë e kapur në një pemë derisa u shpëtua dhe u dërgua në spital.

“Kur uji e shkëputi Mattia-n nga krahët e mi, ai qëndroi i kapur pas një trungu. I thashë: “Mami është këtu, dashuri”. Ai po përpiqej të mbahej por brenda pak sekondave u zhduk nga sytë e mi. Kam shpresë se është ende gjallë”, përfundoi ajo.

Ishte ora 20:30 e mbrëmjes së 15 shtatorit kur Silvia Mereu doli nga farmacia në Barbara. Djali kishte kaluar pasditen me të atin ndërsa nënë e bir jetonin në San Lorenzo në Campo.

Teksa udhëtonin me makinë, papritur u gjendën përballë një stuhie.

Silvia Mereu

“Makina u mbush në pak minuta, Mattia nuk foli. Ai nuk mundej sepse është një fëmijë autik. Por në sytë e tij shihja tmerr. Menjëherë hoqa rripat e sigurimit dhe u gjetëm në atë “det” me mbeturina. Bërtita, por uji nga “pushtoi”. E mbajta sa më fort, por më goditën trungje e gurë.”

Ndërkohë raportohet se copa të vogla të xhupit të vogëlushit janë gjetur në pranë një konsorciumi bujqësor në Barbara.

Gjithashtu janë gjetur mbetje të makinës së 56-vjeçares së zhdukur Brunella Chiù në Burello di Ostra. Ajo po udhëtonte në makinë së bashku me vajzën e saj Noemi Bartolucci, 17vjeçe, e cila humbi jetën. Dy të moshuar janë shpëtuar në shtëpinë e tyre të rrethuar nga uji në Corinaldese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PUTIN PO DËSHTON ME UKRAINËN"/ Shefi i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar: Në fillim thamë se ishte një gabim strategjik...
Previous article "MARRËVESHJE FINALE PAS 10 VJETËSH"/ Publikohet korniza e re e dialogut Prishtinë-Beograd, ja çfarë përmban dokumenti

s.autor

Postime të ngjashme

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT