• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇMIMI I LARTË I FATURAVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE DHE GAZIT/ Ndizet debati për gatimin e makaronave në Itali. Ja çfarë sugjerohet të bëni
Home
Nderkombetare

ÇMIMI I LARTË I FATURAVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE DHE GAZIT/ Ndizet debati për gatimin e makaronave në Itali. Ja çfarë sugjerohet të bëni

17 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Rritja e çmimeve në faturat e energjisë elektrike ka ndezur një debat të ashpër në Itali mbi mënyrën më të mirë për të gatuar makaronat, me zjarrin ndezur, apo fikur?

Italianët janë të ndarë: disa thonë se makaronat mund të gatuhen me temperaturën e ujit pasi ai ka arritur pikën e vlimit dhe më pas të fiket nxehtësia.

Të tjerë mendojnë se kjo përbën “herezi kulinare”. Wasfi Mesieha, kuzhinier në restorantin tradicional Sabatino në Romë, i cili gatoi makaronat tradicionale Carbonara për ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe disa presidentë të tjerë dhe zonjat e tyre gjatë karrierës së tij të gjatë, flet nga përvoja.

“Makaronat mund të gatuhen vetë, pa flakë. Nëse arrini temperaturën e vlimit 100 gradë, mund ta fikni flakën dhe makaronat do të vazhdojnë zierjen, por do të gatuhen shumë keq,” tha ai.

Nga ana tjetër, shoqata kryesore e prodhuesve italianë të makaronave, Unione Italiana Food, vlerësoi se ata që përdorin qasjen e diskutueshme, pa flakë, mund të kursejnë deri në 47% të gazit që konsumojnë normalisht për metodën tradicionale të gatimit.

Disa familje italiane po e konsiderojnë këtë mundësi mes faturave në rritje, veçanërisht pasi çmimi i gazit në standardin e Amsterdamit TTF është ende shtatë herë më i lartë se ai që ishte në vitin 2021.

Sipas organizatës, nëntë nga 10 italianë e mbajnë sobën ose flakën e gazit ndezur gjatë gatimit të makaronave.

Megjithatë, për tradicionalistët ka dy këshilla të thjeshta për të kursyer energji: mbajeni kapakun e tenxheres ndërsa uji të arrijë pikën e vlimit dhe përdorni vetëm 700 mililitra ujë për çdo 100 gram makarona, jo më shumë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDH OFICERËT E POLICISË/ Muhamet Rrumbullaku: Brenda pak ditësh ndryshon formula e emërimeve në strukturat drejtuese! Çdo punonjës që ka ecuri…
Previous article SHEFI E PUSHOI NGA PUNA SE NUK PRANOI.../ Avokatja e re e falimenton dhe ‘hakmerret’ në mënyrën më epike

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT