Një person është arrestuar ditën e djeshme pasi i është afruar arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth në një nga sallat e Ëestminster ku po zhvillohen edhe homazhet në nderim të saj.
Sipas BBC, ai u arrestua sipas Ligjit për Rendin Publik dhe u dërgua në paraburgim. Incidenti në Parlament ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.
Gjatë incidentit, video transmetimi i homazheve për mbretëreshën u ndërpre për dica çaste.
Një deklaratë nga Scotland Yard tha: “Rreth orës 22:00 të së premtes së 16 shtatorit, oficerët nga Komanda e Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike e Met arrestuan një burrë në Westminster Hall pas një trazire.”
Një zëdhënës i parlamentit tha: “Ne jemi në dijeni të një incidenti në Westminster Hall, në të cilin një anëtar i publikut u largua nga radha dhe drejt katafalkës.
“Ata tani janë hequr nga salla dhe radha ka rifilluar me ndërprerje minimale.”


