• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYTJET “GJUNJËZOJNË” ITALINË/ Qeveria jep 5 milionë euro për ndihmë urgjente
Home
Nderkombetare

PËRMBYTJET “GJUNJËZOJNË” ITALINË/ Qeveria jep 5 milionë euro për ndihmë urgjente

16 September, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Italia është përfshirë nga moti i keq me stuhi që ka shkaktuar përmbytje në pjesën qendrore të vendit. 11 persona kanë vdekur dhe 4 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve të mëdha në vend.

Ndërkohë, 50 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur dhe janë shtruar në spitalet rajonale. Si rrjedhojë kryeministri italian, Mario Draghi, njoftoi më herët se qeveria e tij do të vendosë në dispozicion pesë milionë euro për të mbështetur të prekurit nga përmbytjet në Italinë qendrore.

“I falënderoj sinqerisht të gjithë, nga Mbrojtja Civile te zjarrfikësit dhe vullnetarët”, tha Draghi, i cili aktualisht po udhëton në rajonin e Marche për të parë nga afër shkallën e dëmit.

Kujtojmë se 4 të zhdukurve është edhe një fëmijë në Barbara, një nga komunat e provincës së Ankonës. Djali i vogël ndodhej me nënën e tij në makinë e cila u bllokua nga ujë. Gruaja doli nga makina me foshnjën e saj, por duket që vërshimet e ujit i ka ndarë. Zjarrfikësit kanë shpëtuar nënën gjatë natës, por për foshnjën nuk ka ende asnjë gjurmë.

Pamjet e publikuara në mediat vendase tregojnë rrugë të përmbytura, automjete të mbuluara thuajse totalish nga uji dhe katet e para të banesave të pa aksesueshme si pasojë e reshjeve të dendura.

Bashkia e Cantiano, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë, ishte zona që u godit më shumë nga përmbytjet, pasi shirat e dendur kthyen rrugët në përrenj të vërtetë, duke tërhequr zvarrë makinat.

Lumi Misa në Sinnigalia doli nga shtrati. Ura u bë e pakalushme pasi ranë disa pemë. Në fshatin e përmbytur Candiano uji ka mbërritur në katin e parë të banesave, ndërsa është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe lidhjet telefonike.

Autoritetet u bënë apel banorëve që të mos dalin nga shtëpia dhe të mos përdorin makina. Kreu i emergjencave bëri të ditur se për dy orë në provincën e Ankonës ra 400 mm shi, gjysma e totalit të reshjeve që bie zakonisht në një vit në atë zonë. Autoritetet kanë bërë të ditur se shkollat në pjesën qendrore të vendit fqinj do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVIDI NË SHQIPËRI/ Asnjë humbje jete dhe 75 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit
Previous article FANSAT NDJEKIN ÇDO HAP TË SHTATZËNISË SË SAJ/ Einxhel Shkira tregon problemet e pritjes së ëmbël (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT