• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E ERVIS MARTINAJ/ Jeton Lami refuzon prokurorin dhe gjyqtarin e Laçit (DETAJET)
Home
Breaking News

ZHDUKJA E ERVIS MARTINAJ/ Jeton Lami refuzon prokurorin dhe gjyqtarin e Laçit (DETAJET)

16 September, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish efektivi i policisë Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj shumëtëkërkuarit Jeton Lami ka refuzuar të flasë dy herë.

Gjykata e Kurbinit,  caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Jeton Lamin, agjentin e skuadrës së kërkimit “FAST” në Policinë e Shtetit, që u ndalua për shoqërimin dhe transportimin e Ervis Martinit.  Deri në këtë fazë të hetimit agjenti dyshohet të jetë personi kryesor që mund të dijë të vërtetën e zhdukjes misterioze të Ervis Martinit.

Njeriu kyç i kësaj çështje Jeton Lami, është tentuar të merret dy herë në pyetje mbi atë çfarë ndodhi me Ervis Martinin dhe arsyet e shoqërimit të tij me biznesmenin, gjatë kohës kur ai ishte në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK.  Por në të dyja rastet Lami, ka refuzuar të flasi me procesverbal para hetuesve.

Mësohet se tentativa e parë për të marë në pyetje agjentin, është bërë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithme të Policisë së Shtetit, ku Lami u arrestua.  Sipas këtij vendimi gjykate, ka qënë ora 13:04 e datës 23 Gusht, kur Lamit i është komunikuar arrestimi.

Menjëherë pas kësaj procedure, grupi i hetimit që po ndjek rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Ervis Martinit, ka kërkuar marjen në pyetje të Lamit, por ai ka refuzuar.

Agjenti ka mbajtur qëndrim refuzues për të dhënë shpjegime dhe këtë veprim e ka bërë dy ditë më pas në 25 Gusht 2022, kur ka dalë para gjyqtarit të Laçit, Aurel Arapi.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të arrestimit të Lamit, gjyqtari Arapi ka ftuar të pandehurin të japë shpjegime rreth akuzës “Shpërdorim detyre” që ka ngritur prokuroria kundër tij.

Por edhe para gjykatës, Lami ka refuzuar të flasë, duke mos dhënë asnjë detaj dhe arsye, se pse shoqërohej në mënyrë të vazhdueshme me Ervis Martinin dhe cili është fati i këtij të fundit. Në vendimin e tij, gjyqtari Aurel Arapi, ka argumentuar se:

“…Jeton Lami duke shfrytëzuar funksionin e tij si punonjës i Policisë së Shtetit, ku me veprime aktive dhe mosveprime ka ndihmuar personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervis Martini, për t’ju shmangur organeve të drejtësisë, duke mos ekzekutuar urdhërimet e një vendimi gjykate për arrestimin e tij…”./OraNews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UET dhe Credins Bank bashkojnë forcat. Master në Fintech, i pari në Shqipëri
Previous article "NJË ÇËSHTJE DO DALI PËR MIRË..."/ Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë Aktualitet

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT