Një i ri është sulmuar brutalisht në sheshin e mbushur plot me njerëz Sintagma të Greqisë, ndërkohë që qytetarët thuajse kanë qëndruar indiferent ndaj sulmit.

Incidenti i publikuar nga Skai me rrahjen brutal të një të riu në sheshin Sintagma nuk mund të cilësohet vetëm si i egër, ndërsa nxjerr në pah dhe problematika e policisë.

Kështu në një kohë kur një nga pjesët më qendrore të Athinës, ishte plot me njerëz, autorët sulmuan viktimën, ndoshta për ta grabitur. Siç shihet dhe nga pamjet, i riu është goditur me shishe, ndërsa ka rënë përtokë i mbuluar në gjak dhe dëgjohet teksa ulëret nga dhimbjet.

E pabesueshme në të gjithë videon është fakti se pak sekonda pas largimit të autorëve, shfaqen tre policë të cilët nuk tregojnë asnjë dëshirë për t’i ndjekur autorët.