• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDERTIMET PA LEJE/ Salianji: Po veproni me dy standarde, qytetari në burg, oligarku e blen. Çuçi: Po i taksojmë 120 %
Home
Politikë

NDERTIMET PA LEJE/ Salianji: Po veproni me dy standarde, qytetari në burg, oligarku e blen. Çuçi: Po i taksojmë 120 %

15 September, 2022 F.autor Politikë

Deputeti demokrat Ervin Salianjni dhe Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi, kanë replikuar ashpër me njëri-tjetrin sa i përket vendimit të fundit të qeverisë për ndërtimet pa leje, i cili detyron ndërtuesin që ose ta blejë me çmim tregu ose i konfiskohet.

Sipas deputetit Salianji sërish policia dhe qeveria po veprojnë me dy standarde, pasi për një çati pa leje një qytetar i thjeshtë përfundon në burg, por në rastin e oligarkut nuk ndodh kjo gjë.

Por për Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ky vendim i qeverisë shërben për mbledhje kapitali i cili më pas do të ndihmojë për strehimin e të pastrehëve.

Pjesë nga replikat:

Salianji: E njëjta gjë për dy standarde në zbatimin e ligjit z.ministër për ndërtimet e paligjshme. Nëse një qytetar në çdo cep të Republikës përfundon në burg për avlli, për çati, për dritare, se për shtëpi nuk bëhet fjalë e njëjta gjë duhet të ndodh dhe me ata që janë oligarkë.

Çuçi: Ju thoni tani që ata të taksohen 5%, ndërsa ne po u themi se ata po tatohen 120%. Si u pasurokan këta oligarkët që thoni ju kur ne i tatojmë me 120%. E para e bëjmë që të kemi sa më shumë kapital për të ndihmuar njerëzit e pastrehë.

Salianji: Nuk është e vërtetë, nuk po e bëni që të paguajnë para. Nëse 100 m katrorë ndërtim këtu përballë nesh, te një nga kullat e paligjshme shitet sot në treg me 500 mijë euro, 5 mijë euro metri katrorë, ai oligarku që e ka ndërtuar jo vetëm që ka shmangur taksat, pjesën e pronarit dhe për qeverinë do e marrë maksimale 2 mln lekë të vjetra, por ndërkohë ka shmangur burgun se duhet të përfundonte në burg. Kujt po ia thoni këtë dolëm ne po prishim ndërtimet e paligjshme. Thoni se kjo është deviza jonë, do bashkëpunojmë me oligarkët, me këta që paguajnë para, këta të tjerët le të ikin me gomone në Angli dhe kjo është më e ndershme. Ka dy standarde në zbatimin e ligjit në këtë vend, po ia kërkoj ministrit të brendshëm që e ka në varësi. E njëjta strukturë që varet nga ju ka pasur kallëzime penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO JU E DINIT? Kur është koha e duhur për të pyetur “çfarë jemi ne” në një lidhje romantike
Previous article I KA SUGJERUAR NIKI MINAJ TË ABORTONTE? Megan Thee Stallion mohon akuzat!

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT