• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JANË LEKËT E GJYSHES….”/ Artan Fuga për financimin e partive politike: Të marrin para vetëm nga buxheti i shtetit! Një burim i hatashëm korrupsioni…
Home
Sociale

“JANË LEKËT E GJYSHES….”/ Artan Fuga për financimin e partive politike: Të marrin para vetëm nga buxheti i shtetit! Një burim i hatashëm korrupsioni…

15 September, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Pedagogu Artan Fuga, duke iu referuar debateve në arenën politike mbi 500 mijë dollarë që Moska ka thënë për Partinë Demokratike në vitin 2017, thekson se financimi rus i PD është çështje e organeve të drejtësisë që duhet të hetojnë.

Fuga bën thirrje që të ndryshojë dhe të ndalet financimi i partive për fushata elektorale.

Ai propozon vetëm financim nga buxheti i shtetit.

“Gjithçka tjetër në salla publike, në media që ta kenë detyrë të transmetojnë dhe kaq!”

“Ketij i them pastrim i anës financiare të politikës. Stop fondeve private për partitë politike! Stop parave për promocion dhe lobing jashtë vendit! Stop fondeve për të paguar konsulencë elektorale jashtë vendit! Këtë duam ne si qytetarë! A thua se nuk dimë që edhe financimet e brendshme të partive politike janë burim i hatashëm korrupsioni politik!”, shkruan Fuga.

POSTIMI I PLOTE

Parellinj vendas blejnë partitë politike dhe partitë politike blejnë vota!
Financimi rus i Partisë Demokratike të drejtuar dikur nga Lulzim Basha? Nuk është çështje e partive politike. Por, e organeve të hetuesisë.

Partia demokratike, deputetët e njëri grup apo tjetrit, ka vend të deklarojnë nëse dëshirojnë transparencën sikurse thonë: Ka në llogaritë e saj bankare lëvizje të dyshimta fondesh apo jo? Kaq! Të tjerat i dinë ata që hetojnë!

Si i bëhet? Të ketë transparencë? Jo mor jo, asnjë financim nga askush. Kaq mbyllet çështja! Jo po hajde ta gjesh se nga erdhën. Ty t’i sjell Tafa, por Tafës ja ka dhënë gjyshja, gjyshes ja ka dhënë ish i dashuri në rini, atij kushedi, ndonjë rus, bjellorus, afgan, grek, turk, mongol, a dreqi me të birin.

Stop financimit të partive për fushata elektorale! Financim vetëm nga buxheti i shtetit, dhe gjithçka tjetër në salla publike, në media që ta kenë detyrë të transmetojnë dhe kaq!

Ndryshe do të vazhdojë jo vetëm financimi nga fonde okulte, nga pasanikë që blejnë partitë, dhe pastaj partitë blejnë votën.

Ketij i them pastrim i anës financiare të politikës. Stop fondeve private për partitë politike! Stop parave për promocion dhe lobing jashtë vendit! Stop fondeve për të paguar konsulencë elektorale jashtë vendit!

Këtë duam ne si qytetarë!

A thua se nuk dimë që edhe financimet e brendshme të partive politike janë burim i hatashëm korrupsioni politik!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Shkëputet guri në minierën e Martaneshit, një minator transportohet drejt spitalit
Previous article KOHA TË "PËRSHËNDETENI" ME STINËN E VERËS/ Meteorologia tregon çfarë sjell moti këtë fundjavë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT