• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASISTENCA FINANCIARE E BE/ Xhaçka: Rregullat e reja, thelbësore për përballimin e sfidave të reja që sjell procesi i negociatave
Home
Politikë

ASISTENCA FINANCIARE E BE/ Xhaçka: Rregullat e reja, thelbësore për përballimin e sfidave të reja që sjell procesi i negociatave

15 September, 2022 s.autor Politikë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në Kuvend, foli për miratimin e Marrëveshjes Financiare në Kuadër të Partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian.

Ministrja Xhaçka theksoi se miratimi i kësaj marrëveshjeje do të rrisë efektivitetin në përdorimin e fondeve të BE-së, për të mbështetur zbatimin e reformave në fusha të ndryshme.

“IPA do të promovojë vlerat e përbashkëta evropiane, do të nxisë reformat për modernizimin e shoqërisë dhe ekonomisë, do të vazhdojë të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike nga Covid-19, e gjithashtu do të mbështesë procesin e përafrimit me rregullat dhe standardet e BE-së”, tha ajo.

Sipas kryediplomates Xhaçka, qeveria shqiptare ka marrë një sërë vendimesh që lehtësojnë zbatimin e projekteve me fonde IPA, vendime të cilat do të mundësojnë që të përmirësohet përthithja e fondeve nga përfituesit potencialë shqiptarë.

“Kjo etapë e re në të cilën ka hyrë procesi ynë i integrimit shoqërohet më një instrument të përforcuar të asistencës financiare të BE, që do të na ndihmojë më mirë në përballimin e sfidave të reja të procesit. Sepse sfida do të ketë dhe do të jenë sfida jo të lehta. Por i kemi të gjithë mundësitë që t’i përballojmë këto sfida me sukses, duke synuar madje, të rikuperojmë kohën e humbur”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Miratimi nga Kuvendi i rregullave të reja të funksionimit të asistencës financiare të BE, nëpërmjet Instrumentit të Para-Aderimit 3, vjen pak javë pas hapjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VELIAJ NË UASHINGTON/ Takim me kryetaren e Kongresit, Nensi Pelosi dhe senatorin Mitt Romney: Me miq të tillë, ditët më të mira do t’i kemi gjithmonë përpara
Previous article PAS TAKIMIT ME KIM/ Flet Celibashi: Përcolli shqetësimin e SHBA-ve për financimet ruse

s.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT