• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BABË E BIR NË ELBASAN/ 30-vjeçari i akuzuar në GJKKO: S’i kam njohur dhe takuar asnjëherë, s’e kuptoj pse ndodhem këtu?! Jam i sëmurë…
Home
Breaking News

VRASJA E BABË E BIR NË ELBASAN/ 30-vjeçari i akuzuar në GJKKO: S’i kam njohur dhe takuar asnjëherë, s’e kuptoj pse ndodhem këtu?! Jam i sëmurë…

14 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan ka mohuar akuzat ndaj tij në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjykata dëgjoi deklarimet e të pandehurit Klajdi Dokoli i cili tha se nuk e ka njohur dhe takuar kurrë viktimën dhe lajmin e kishte parë në televizor.

Ai rrëfeu se është i sëmurë dhe vazhdon kimioterapinë.
“Nuk e kam njohur dhe takuar asnjëherë Gentian Beqirin, lajmin për vrasjen e tij e kam marrë vesh nga televizori, në atë kohë isha në shtëpi, pasi isha aksidentuar me motorin e një shokut tim. Unë jam rritur jetim pasi babi më ka vdekur kur isha i vogël dhe me mamin dhe motrën kemi jetuar në afërsi të bashkisë së Pogradecit pasi aty kishim një dyqan që shisnim produkte të ndryshme. Se kuptoj se përse unë jam këtu, unë jam i sëmur dhe vazhdoj kimioterapinë.

Klajdi Dokoli tregon shenjat që ka nga sëmundja e rëndë nga e cila ka bërë edhe operacion në dorë. Që në klasën e 7-8 unë kam ikur në Itali dhe jam kuruar sepse m’u shfaq kjo sëmundje që kam edhe sot. Atje kam qëndruar për 5-6 muaj. E gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me spitalin. Kam punuat disa herë jashtë në ndërtim punë të lehta si ndihmës bojaxhi për lyerjen e objekteve të ndryshme”, ka deklaruar Dokoli.

Ai ka rrëfyer më tej se emrin e Ardian Çapjas e ka dëgjuar në emisionin “Opionon” dhe se njëherë i ka rënë në dorë një dokument me emrin e tij, por se nuk e ka parë kurrë.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam pasur probleme me drejtësinë. Nuk kam vajtur kurrë në vendin e ngjarjes se unë nuk jam hetues policie. Etien Canin e kam dëgjuar si emër kur isha 10-12 vjeç kur loznim futboll mes shkollave nuk e di nëse bëhet fjalë për të njëjtin person, Olsi Lekun dhe Ervis Bardhin nuk i njoh. Emrin e Ardian Çapjas e kam dëgjuar për herë të parë në emisionin Opinion në TV KLAN kur gazetarët kanë publikuar një foto të tij me kryeministrin. Kam punuar një periudhë tek kolaudimi i makinave, njerëzit më jepnin dokumentet dhe unë mbaja radhën, ose me ndonjë njohur u fusja makine pa radhë për këtë gjë merrja 500-3 mijë lekë. Në atë kohë kujtoj që më kanë rënë në dorë një dokument me emrin e Florenc Çapjat por se kam parë kurrë si fytyrë se kam njohur asnjëherë”, tha i akuzuari.

Klajdi Dokoli u ndje keq në seancë dhe gjykata e ndërpreu marrjen e deklarimeve që 30-vjeçari të pushonte pak.
Ai po gjykohet bashkë me Ardian dhe Florenc Çapjan si dhe Etjen Canin dhe Olsi Lekun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRAHU ME GRUSHT DHE I SHKULI FLOKËT/ Shqiptarja dhunohet nga ish-partneri italian
Previous article DEKLARATA e Nikoll Lesit: PS e jashtëzakonshme, vetëm po zbriti njeri nga Hëna e mundin

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT