• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IU FIKEN DRITAT DHE LAPIDARËVE E MUZEVE/ Kosova merr masa për kursimin e energjisë: Ndalet çdo e treta llambë në rrugë, ndalohen…
Home
Rajon

IU FIKEN DRITAT DHE LAPIDARËVE E MUZEVE/ Kosova merr masa për kursimin e energjisë: Ndalet çdo e treta llambë në rrugë, ndalohen…

14 September, 2022 s.autor Rajon

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për kursimin energjisë elektrike.

Këto masa vlejnë vetëm për sektorin publik teksa ministrja Artane Rizvanolli ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë masa edhe për sektorin privat.

“Masat në institucionet publike, ndërmarrje. Në kemi shpallur masat emergjente të kufizimit me energji. Kemi themeluar komitetin emergjent për adresimin e krizës. Ky komitet ka ofruar, rekomanduar masa emergjente për sektorin publik, e që do të vazhdojnë më pas edhe në sektorin privat”, tha ministrja.

Këto janë masat që i ka prezantuar ministrja Rizvanolli:
Të zëvendësohen llambat standard me llamba led në të gjitha institucionet.
Të ndalohet ngrohja në zyrë apo në vendet ku ka prezencë fizike si dhe në të gjithë korridoret.

Të ndalohet ngrohja e ujit në të gjithë institucionet publike, apo përdorimi i bolierëve përveç në institucione si spitale apo entitete tjera.

Të ndalen pajisjet elektrike, përfshirë ato të teknologjisë informative dhe të tjera.
Të ndalohet përdorimi i klimave, apo kondicionerëve, përveç rasteve kur nuk ka alternativa tjera për ngrohje.

Ndalohet përdorimi i ngrohësve unik, ngrohësve me energji elektrike.
Të mos përdoret ndriçim në zyra të brendshme dhe hapësira tjera gjatë periudhës kur ka dritë të mjaftueshme natyrore.

Të ndalet çdo billboard apo reklamë që shfrytëzon energji elektrike. Të ndalet ndriçimi dekorativ në të gjithë objektet.

Aty ku është e mundshme, të instalohen sisteme inteligjente për menaxhimin e konsumit të energjisë.

Objektet që ngrohen përmes ngrohjes qendrore, të funksionalizojnë potencialin e ngrohjes maksimalisht në dimër duke marrë hapat e mirëmbajtjes dhe pastrimit.

Të bëhet sanimi i rrjedhjeve të ujit në mënyrë që të bëhet kursimi i energjisë elektrike, duke qenë se pompat e ujit shpenzojnë energji elektrike.

Të caktohet një person përgjegjës për kursim të energjisë. Ky do të ketë përgjegjësi që të ndalë të gjitha dritat pas orës 16:00. Të sigurohet që temperatura për ngrohjen të mos jetë më shumë se 19 gradë.

Të ndalohet gjithë ndriçimi publik gjatë ditës.
Të ndalet çdo e treta llambë në autostradë apo rrugë regjionale, për aq sa nuk bën rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe komunikacionit. Të ndalet ndriçimi publik i lapidarëve dhe muzeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NASA NGRE ALARMIN: Tre asteroidë po lëvizin drejt Tokës këtë javë
Previous article BERISHA MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR/ Mungojnë Mziu e Alizoti, ja deputetja që merr pjesë për herë të parë

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT