• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E PJERIN XHUVANIT PARA ZGJEDHJEVE/ Sot mbahet gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, “mister” se kush qëlloi policët
Home
Breaking News

VRASJA E PJERIN XHUVANIT PARA ZGJEDHJEVE/ Sot mbahet gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, “mister” se kush qëlloi policët

14 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Elbasanit pritet të mbajë sot seancën ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021. Prokuroria e Elbasanit do t’i kërkojë Gjykatës caktimin e një avokati për të akuzuarin Paplekaj, pasi për 4 herë me radhë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj tij për shkak të mungesës së palës mbrojtëse.

Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje, ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes dhe për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre. Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit?

Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grecës pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen “5 maji” në Elbasan. Bllokimi i makinës u ga një grup i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në “SMV”-të e ngritura nga Gazment Bardhi. Këto “SMV”, u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BURG PËR QYTETARËT, AMNISTI PËR TË PASURIT"/ Salianji i kërkon informacion qeverisë për ndërtimet e pa ligjshme: A ka pasur procedime penale për oligarkët?
Previous article FUNERALI I MBRETËRESHËS/ William dhe Harry do të ecin së bashku pas arkivolit në Westminster Hall, zbulohen detaje

s.autor

Postime të ngjashme

PAS 500 DITËSH/ SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn Aktualitet

PAS 500 DITËSH/ SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn

RAMA ZBARKON NË BRUKSEL/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE Breaking News

RAMA ZBARKON NË BRUKSEL/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI) Aktualitet

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT