• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET/ Çfarë e solli Albin Kurtin me urgjencë në Tiranë?
Home
Politikë

DETAJET/ Çfarë e solli Albin Kurtin me urgjencë në Tiranë?

13 September, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e zhvilluar sot kokë më kokë kanë diskutuar për disa çështje publike, qeveritare dhe socio-ekonomike.

Theksi i veçantë është vendosur te sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë kompanitë respektive KEK me KESH.

Kështu të paktën është zbuluar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili në një dalje publike dha disa detaje nga takimi.

Përpos kësaj, ai nuk zbuloi se cilat janë këto çështjet publike apo qeveritare të diskutuara mes Ramës dhe Kurtit.

Nga ana tjetër, nga Qeveria e Shqipërisë nuk ka pasur ende asnjë reagim.

Takimi i dy liderëve përfundoi pas dy orëve.

Ata u takuan në Tiranë në vilën qeveritare 31, në zonën e bllokut, aty ku janë të vendosura të gjitha bustet e Shqiperisë komuniste.

Kështu, ndërtesa e Mehmet Shehut është kthyer në shtëpinë e mysafirëve.

Nga pamjet e publikuara shihet se kryeministri kosovar ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Kryeministri Kurti ka anuluar duke lënë në gjysmë edhe një konferencë, të cilët po mbante për mediat në Kosovë.

Mediat atje, kanë raportuar se Kurti është larguar nga salla e Konferencës “i nervozuar”.

Vlen të theksohet se takimi vjen në vigjilje të mbajtjes së samitit të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz.

Qeveria e Kosovës shpesh ka përsëritur qëndrimin e saj pro Procesit të Berlinit, dhe pse ky i fundit nuk ka prodhuar rezultatet e premtuara.

Nga ana tjetër, dy Qeveritë vijojnë të kenë qëndrime të kundërta sa i takon ‘Open Balkan’.

Rama shpesh ka ftuar Kosovën të bëhet pjesë e nismës, por ka hasur refuzimin e homologut të tij.

Takimi i dy liderëve ballkanikë po zhvillohet gjithashtu në një kohë kur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur.

Dy palët nuk kanë bërë asnjë përparim, përpos zbatimit të marrëveshjeve të vjetra.

Temë dikutimi mund të ketë qenë edhe një platformë e re për dialogë, për të cilën thuhet se u është paraqitur në tavolinë kryeministrit të Kosovës, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nga dy këshilltarët e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Nga ana tjetër, numri një i Qeverisë shqiptare në daljet e tij – sa i takon kësaj çështjeje- ka ravijëzuar se i takon në radhë të parë Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të Kosovës të përpunojë një platformë për dialogu.

Ai edhe pse është akuzuar për idenë e “korrigjimit të kufijve”, Rama shprehet se çështja e kufirit është mjaft delikate, ku luhet fati jo vetëm i Kosovës, por i kombit shqiptar.

Një pikë tjetër që i prek të dyja Qeveritë është sulmi kibernetik ndaj të dhënave shtetërore.

Shqipëria – siç ka pranuar publikisht – është sulmuar disa herë nga Irani.

Kosova nga ana tjetër ka theksuar se e ka superuar sulmin, por ende nuk dihet se nga erdhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI/ Zylo: Shkuat te Inceneratori për politikë, Panariti: 29 euro për ton nuk janë për t’i depozituar në landfill. Ndërhyn moderatorja: Po...
Previous article ME FOTO/ Kush janë liderët botërorë që do marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës?!

F.autor

Postime të ngjashme

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

"I THASH MOS TA NGACMONTE SHOQEN, POR..."/ Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në… Aktualitet

"I THASH MOS TA NGACMONTE SHOQEN, POR..."/ Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT