• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQIA SHËNJESTRON ME RAKETA AVIONËT TURQ/ Ministri: “Franca dhe grekët duan të na pushtojnë, janë dyfytyrësha”
Home
Nderkombetare

GREQIA SHËNJESTRON ME RAKETA AVIONËT TURQ/ Ministri: “Franca dhe grekët duan të na pushtojnë, janë dyfytyrësha”

13 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka bërë një mori deklaratash të forta ndaj Francës dhe Greqisë pas takimit të djeshëm Macron-Mitsotakis në Paris. Gjatë fjalës së tij, Akar është shprehur se grekët janë duke u bërë mashë e Francës, të cilët edhe më herët kanë dashur të pushtojnë Turqinë.

“Ne jemi përpjekur vazhdimisht që të ulim tensionin por grekët, duke u bërë edhe mashë e të tretëve gjithnjë gënjejnë, shpifin dhe nxisin tensionet mes nesh. Nuk mund të flasesh nga njëra anë për negociata dhe nga ana tjetër të shënjestrosh avionët tanë me raketat ruse që i kanë në Kretë. Kjo është një politikë e njerëzve me dy fytyra”, tha ai.

Shtypi grek ka zbuluar detaje nga Marrëveshje e Bashkëpunimit Strategjik mes Francës dhe Greqisë të nënshkruar në vitin 2021 duke paralajmëruar turqit pas kërcënimeve për luftë gjatë ditëve të fundit.

Sipas mediave greke, marrëveshja parashikon që Franca të futet në luftë në krah të Greqisë në rast të një sulmi nga Turqia ndaj tokës helenë.

Lexo edhe: Po plas lufta? Turqia-Greqisë: Po kruhesh shumë, paralajmërimi i fundit!
Një fakt i tillë është pasqyruar me tituj të medhenj edhe në mediat turke, të cila akuzojnë Francën për ndërhyrje në marrëdhëniet mes dy shteteve, shkruan abcnews.al.

“Milliyet”, shkruan se kështu Franca është duke ndezur edhe më tepër gjakrat në rajonin e Egjeut, ku tensioni është i lartë aktualisht.

Lexo edhe: “Mos u kruani, do sulmojmë!”, Greqia i përgjigjet Turqisë: I keni vetëm fjalë
Java e fundit ka qenë mjaft e tensionuar mes dy shteteve, ku pak më parë ministri turk Çavusoglu tha se “Greqia nuk duhej të kruhej shumë” duke paralajmëruar me luftë, ndërsa qeveria greke iu përgjigj dhe turqit kanë vetëm fjalë dhe se kërkojnë të manipulojnë historinë.

Dy shtetet kanë marrëdhënie të acaruara gjatë ditëve të fundit për shkak të ishujve përballë Turqisë, kërkimeve për naftë dhe gaz të kësaj të fundit, por edhe nisur nga kriza e brendshme e turqve në politikë dhe ekonomi.

Çfarë tha Çavusoglu:

“Nëse i futesh një aventurë në emër të të tjerëve, pasojat do t’i vuash sot si në të kaluarën. Ky është një paralajmërim për fqinjin tonë Greqinë. Ushtria turke, e lodhur nga vitet e luftës, e ka kaluar me sukses këtë test të madh atëhere. Sot kushtet tona janë të ndryshme, por kemi të njëjtin besim të palëkundur.

Të gjithë duhet të vendosin se si do të sillen. Ne i themi veçanërisht Greqisë. Mos u bëni peng i të tjerëve. Mos vazhdoni të provokoni. Sepse cilësia e miqësisë turke njihet në lashtësi, ajo e armiqësisë është edhe më e fortë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËMBIMI DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ SPAK kërkon burg përjetë për kopshtarin e “Golden Resort”
Previous article VIDEOLAJM/ Albin Kurti në Tiranë, takim me Ramën në vilën qeveritare 31

s.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT