Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sekuestros për 23 pasuri të biznesmenit Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj), raporton News24.
anton gjinaj pasuk gjinaj
Aktualisht Gjinaj është dënuar me 8.9 vite burg nga autoritet spanjolle për trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuar kriminal.
SPAK vendosi sekuestro për 23 pasuri 6 prej te cilave biznese mes tyre dhe kompania e ndërtimit ALESIO 2014 shpk. Pasuritë e Gjinajt po kalojnë në sitën e SPAK pasi dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti i kundërligjshme.
Kush është Anton Gjinaj?
Ai është administrator i firmës “Alesio 2014”, e cila ushtron aktivitetin e saj kryesisht në Tiranë dhe ka arritur të marrë edhe tenderë publikë.
Gjinaj rezulton i dënuar në Spanjë për trafik drogë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi 50 kilogramë heroinë në vitin 2006. Në vitin 2021, ai u arrestua në Mal të Zi me urdhër të Interpol Madritit.
Ndërsa SPAK pas kësaj nisi një hetim pasuror mbi aktivitetin e Gjinajt në Shqipëri.


