• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË NUN I VAJZËS SIME…”/ Balluku: Do e mbështes Veliajn për mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës
Home
Politikë

“ËSHTË NUN I VAJZËS SIME…”/ Balluku: Do e mbështes Veliajn për mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës

13 September, 2022 s.autor Politikë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se do të mbështesë Erion Veliajn në një mandat të tretë për kryetar të bashkisë.

E ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balluku doli përtej politikes, duke thënë se Veliaj është një person i rëndësishëm për fëmijët e saj, pasi ai është nun i vajzës.

Më tej, zv/kryeministrja u shpreh se Veliaj ka mbështetjen e çdo drejtuesi politik në Partinë Socialiste, ndërsa vlerësoi punën e tij në krye të bashkisë së Tiranës.

“Erioni ka shkëlqyer në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe fakti dhe popullariteti i tij tregon se e ka bërë punën shumë mirë. Ka mundësi që ta bëjë akoma më mirë në 4-vjeçarin tjetër. Ai ka tërë mbështetjen tonë, të çdo drejtuesi politik në PS të çdo anëtari të PS dhe përveçse këto janë saga mediatike që unë e kuptoj që duhen nga pak për të bërë më interesante jetën politike në vend dhe herë pas here më përmendet mua emri i Erionit, po unë po gjej rastin, nuk isha pyetur direkt për marrëdhënien me të, unë po gjej rastin të them: Ne jemi dy njerëz që kemi lidhje me njëri-tjetrin jashtë politike. Jemi njerëz që na bashkojnë familjet tona. Erioni është një person i cili është i rëndësishëm dhe për fëmijët e mi, pasi është nun i vajzës time. Takohemi edhe gjatë fundjavës për të ngrënë mëngjes me njëri-tjetrin.

Unë e kam parë që kohët e fundit njerëzit na shikojnë edhe me çudi pra duke dëgjuar gjëra që ndodhin në media që ndonjëherë unë nuk informohem dhe as ai nuk informohet dhe ajo që na ndodh është kur ulemi një të shtunë në mëngjes për të folur për punën dhe për të ngrënë mëngjes me njëri tjetrin, për të folur dhe për gjëra familjare, shikojmë njerëz që na shohin çuditshëm dhe pastaj kuptojmë që diçka ka dalë në media por që asgjë nuk është e vërtetë nga të gjitha këto. Jemi shokë të mirë dhe e gjithë kjo telenovela mediatike unë shpresoj që të shërbejë për të pasur lajme por që nuk ka asnjë bazë të vërtetë dhe asnjëherë as unë as ai nuk jemi ndikuar nga ato që thuhen në media”, tha Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE I JEP DRITËN JESHILE VAKSINËS PËR VARIANTIN OMICRON/ Rekomandohet për personat mbi 12 vjeç
Previous article OFENSIVA UKRAINASE/ Zelensky: Kemi rimarrë 6 mijë km katror nga kontrolli rus

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT