• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI KIBERNETIK MBI SISTEMIN TIMS/ Ja veprat penale për të cilat po heton Prokuroria e Tiranës
Home
Aktualitet
Kronikë

SULMI KIBERNETIK MBI SISTEMIN TIMS/ Ja veprat penale për të cilat po heton Prokuroria e Tiranës

12 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për sulmin kibernetik që bllokoi sistemin TIMS në vendin tonë.

Sipas një njoftimi, Prokuroria ka regjistruar 3 vepra penale, atë të “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat dhe në Sistemet kompjuterike”; dhe“Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Sulmi i 3 ditëve më parë është përfshirë në të njëjtën dosje me hetimin e zhvilluar për sulmin kibernetik të ndodhur më 19 korrik, ndaj faqeve qeveritare në vend.

‘Sulmi kibernetik ndaj TIMS, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për disa vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfshirë në dosjen e hetimit të nisur për sulmin kibernetik ndaj portalit e-Albania në korrik të këtij viti edhe sulmin e fundit kibernetik ndaj sistemit TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë.Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprat penale:

“Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;

“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;

“Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike”; dhe

“Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal.

Objekti i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

Po kështu, më datë 09.09.2022 është kryer një tjetër sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një dosje të vetme.

Si në momentin e sulmit të parë ashtu edhe në sulmin e dytë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke operuar me vendimmarrjet urgjente që ka diktuar dinamika e veprimeve.

Në ushtrim të kompetencave të saj dhe në bashkëpunim të ngushtë me gjithë agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët që asistojnë autoritetet shqiptare, prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore, duke përfshirë dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike në disa shtete.

Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe po vijojnë.’– njofton prokuroria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NË RUSI/ Zyrtarët kërkojnë dorëheqjen e Putinit: Kreu tradhti të lartë
Previous article SULMET E IRANIT/ Paralajmëron Ervin Karamuço: Shqipëria në luftë! Të forcojmë “muret e zjarrit”! Ja dy shtetet e fuqishme...

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRMBAHEN" SHOFERËT NË VLORË/ Përplasen fizikisht pas aksidentit (VIDEO) Aktualitet

"NUK PËRMBAHEN" SHOFERËT NË VLORË/ Përplasen fizikisht pas aksidentit (VIDEO)

POLICIA NË KËRKIM TË ZJARRËVËNËSVE/ 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit Aktualitet

POLICIA NË KËRKIM TË ZJARRËVËNËSVE/ 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit

SPAK MBYLL HETIMET NDAJ ISH-KRYEBASHKIAKUT TË DIVJAKËS/ Merret i pandehur Fredi Kokoneshi Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET NDAJ ISH-KRYEBASHKIAKUT TË DIVJAKËS/ Merret i pandehur Fredi Kokoneshi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT