• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TI JE PALAÇO”/ Debat i fortë në “LIVE” për sistemin TIMS: Po dëgjoni të çmendurit
Home
Sociale

“TI JE PALAÇO”/ Debat i fortë në “LIVE” për sistemin TIMS: Po dëgjoni të çmendurit

12 September, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Këtë të shtunë hakerat e sponsorizuar nga Irani kanë vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje-daljeve në pikat kufitare shqiptare.

Mësohet se sulmi ka ndodhur në sistemin e aeroportit të Rinasit, ndërsa të dhënat e para tregojnë se ka pasur rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS. Ndërkohë, në kompjuterët të cilët kanë qenë funksionalë gjatë momentit të sulmit është shfaqur një logo, e ngjashme me të 15 korrikut.

Menjëherë më pas u ndoq protokolli i fikjes të sistemit në mënyrë për mos t’i dhënë mundësi avancimi hakerave, në marrjen nën kontroll të këtij sistemi, më i rëndësishmi për policinë shqiptare.

Kalimi në të gjitha pikat kufitare u bë në mënyrë manuale për t’u kthyer pas 24 orësh. Udhëtarët në aeroporte u njoftuan të shkonin 2 orë përpara fluturimeve për shkak të vonesave.

Rikthimi në normalitet i sistemit u bë dhe në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës, Hanit të Hotit, Muriqanit dhe Morinës. Edhe në portin e Durrësit dhe atë të Vlorës.

Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë se çfarë dëmi ka shkaktuar ky sulm, por autoritetet thonë se TIMS dhe sisteme të tjera, kanë pasur masa mbrojtëse, pasi në brendësi të tyre kanë informacione tejet sekrete.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku pati edhe një debat të fortë mes të ftuarve.

Në një moment avokati i njohur, Spartak Ngjela, u shpreh se ky hakërim nuk ka bërë asgjë të keqe, nuk ka bërë dëme.

“Bankat tregohen të sigurta, qeveria ashtu. Kjo do të thotë ne jemi pro perëndimor”, tha Ngjela, i cili më pas përmendi edhe “radikalizmin mysliman”.

Pikërisht në këto momente ka reaguar Kreshnik Osmani, ekspert për çështje ndërkombëtare, i cili nuk ishte dakord me fjalët e avokatit.

Pjesë nga debati:

Ngjela: Po dëgjoni të çmendurit

Osmani: Ke pasojat e burgut, je një radikal. Nuk të lejojmë të fusësh çarje ndërfetare

Ngjela: Unë thashë e kemi në favor radikalizmin. Por këta janë anti perëndimor

Osmani: Ti je një palaço, kllon.

Ngjela: Pusho, pusho

Osmani: Nuk më thua mua pusho. Irani nuk ka thënë se po mbani muhaxhedinët do të hakmerrem. Irani kur thotë më keni shpallur luftë me muhaxhedinët, nuk e ka problem të thotë se do shpallë luftë. Ose shkojmë në gjykatë, ose mund t’i thuash unë kam kërkesë. Ose t’i thotë në mënyrë më të qytetëruar për t’i larguar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERR NË QIELL/ Çfarë janë HARM, raketat tokë-ajër që po shkatërrojnë radarët rusë?
Previous article PRINCESHË DIANA DHE MEGHAN MARKLE/ Dy gratë më të urryera nga familja mbretërore por më të dashura për publikun

s.autor

Postime të ngjashme

PAS 500 DITËSH/ SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn Aktualitet

PAS 500 DITËSH/ SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI) Aktualitet

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT