Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II të enjten e kaluar, më 8 shtator, të gjithë sytë tashmë do të jenë te ngjarjet e ardhshme shtetërore që do të ndodhin përgjatë këtyre ditëve
Për momentin, Mbreti Charles III nënshkroi dokumentin e tij të shpalljes si mbreti i ri deri në ditën zyrtare të kurorëzimit të tij.
Trupi i Mbretëreshës Elizabeth II do të bëjë një rrugë të ngjashme me atë që përshkoi princesha e ndjerë Diana.
Ngjashmëritë e Princeshës Diana dhe Meghan Markle
Princesha e Uellsit nuk ishte shumë e pëlqyer nga familja mbretërore. Megjithatë, ajo duhej shumë nga njerëzit e saj dhe publiku.
Dukesha e Sussex, Meghan Markle ndan të njëjtin ‘fat’ 30 vjet më vonë me Lady D.
Gruaja e Princit Harry nuk ka marrë në asnjë moment miratimin e kurorës. Një ndër shkaqet që bëri që djali i Lady D dhe gruaja e tij të shkëputeshin nga mbretëria, duke hequr dorë nga të gjitha llojet e privilegjeve mbretërore.
Princi Harry e ka mbështetur gjithmonë Meghan Markle, duke kuptuar më mirë situatën që kalonte nëna e tij aso kohe.
Sipas dëshmive empirike, Meghan Markle e admiron Lady D. Dukesha e Sussex nderoi kujtimin e Princeshës Diana duke përdorur të njëjtat veshje që kishte veshur princesha e ndjerë në atë kohë.
Meghan ka rikrijuar veshjet e vjehrrës së saj të ndjerë deri në dhjetë raste gjatë viteve.


