• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE NUK U BE ME PARË ABETARJA E PERBASHKËT? Rama: Gjërat kërkojnë kohë për t’u materializuar
Home
Politikë

PSE NUK U BE ME PARË ABETARJA E PERBASHKËT? Rama: Gjërat kërkojnë kohë për t’u materializuar

11 September, 2022 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka thënë se është dashur kohë për materializimin e abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, edhe pse ideja është hedhur më herët.

Ai tha gjatë fjalës së tij në eventin për përurimin e abetares në Tiranë se gjërat kërkojnë kohë për t’u materializuar, ndërsa përmendi se kjo abetare është ndryshe nga të parat.

“Gjuha jonë është një gjuhët nga më të vjetra, por është një gjuhë e shkruar risht vonë. Është domosdoshme që të gjejmë rrugët për t’ua treguar atyre që vijnë pas nesh e për ta rrënjosur te fmëijët tanë se sa e vështirë ka qenë rruga e përpjekjeve për të mos u asimiluar gjuha shqipe, e cila sot vazhdon të gjallojë në hapësirat ku jetojnë shqiptarët, por për të cilën janë dashur sakrifica të jashtëzakohnshme. E përmendi ministrja, abetaren e Naum Veqilharxhit, për të cilën akademiku Rexhep Qosja thotë se ishte vepra që paralajëmroi lindjen e një periudhe të re në historinë e shqipes.

Një libër i vogël i shkruar në një alfabet origjinal, u bë një libër i shenjtë laik i shqiptarëve që luajti një rol për mësimin e përhapjen e gjuhës tonë.

Ia vlen të kujtohet s ee para herë kur një abetare u shtyp në vendin tonë ishte në Shkodër dhe sot është me vlerë po ashtu që kjo abetare e unifikuar vjen në 110 vjetorin e pavarësisë si një punë e nisur ne vigjilie të festës tonë kombëtare të nëntorit të shkuar në Elbasan kur u mblodhëm me qevrinë e Kosovës.

Thuhet nga ata qe e kanë bërë, aprovuar e pastaj nga ministret, unë e kam dëgjuar nga ministrja jonë se kjoë shtë një abetare ndryshe nga të mëparshmet.  Për më tepër, për herë të parë, abetarja vjen edhe në versionin digjital që lehtëson punën e mësuesve dhe prindërve, dhe ndihmon nxënësit.

Shumëkush mund të thotë pse u deshën kaq vite se idenë e kemi hehdur prej kohësh, por materializimi ndodhi vetëm tani. Mund të gjenden plot arsye, por unë e sjell në vëmendje për të thënë se gjërat janë më vështirë të bëhen se të thuhen.

Madje për ata që ngrenë zërin me shpejtësi, ne kemi ndërmarrë shumë nisma së bashku me qeveritë e Kosovës dhe ato të gjitha kanë pasur jetën, procesin e tyre dhe një pjesë e rëndësishme janë materializuar, një pjesë janë rrugës, të tjera janë në një fazë fillestare. Të gjitha këto kërkojnë kohën e tyre”, tha Rama. /abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Nuredin Dumani erdhi nga Kosova për të vrarë edhe Talo Çelën, mori informacione nga një hetues se ku ndodhej rivali
Previous article PËR JU GOCA/ 8 mënyra kombinimi që xhaketa jote e lëkurës të mos duket e zakonshme

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT