• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Beqare për Shën Valentin? Ja gjërat që mund të bëni (FOTO)
Home
Jetë

Beqare për Shën Valentin? Ja gjërat që mund të bëni (FOTO)

19 January, 2018 luljetaautor Jetë

Të jesh beqare ditën e Shën Valentinit mund të jetë një lodhje e madhe, shumë e bezdisshme. Gjithçka fillon që në mëngjes kur shkon në punë ‘hë miii, ça do bësh sot’ dhe vazhdon gjatë gjithë ditës, walli në Instagram kthehet në kopsht trëndafilash, në rrugë ka kaq shumë çifte, duar të bashkuara, lule prapë, po ti çfarë po bën vetëm? Kush je ti? Grinçi i Shën Valentinit?

Si thoni sikur ta shmangni gjithë këtë çmenduri, duke bërë gjërat që jua ndjen zemra.

1. Shkoni tek estetistja

 

Bëni thonjtë, një ndryshim në look, ose një masazh të mirë trupi. Përkujdesuni për veten, sepse në fund të ditës është personi që duhet të doni më shumë. Atje do ketë me siguri vajza të tjera single që njësoj si ju nuk e kanë aspak me nxitim, sepse nuk kanë asnjë plan për më vonë.

2. Dëgjo Unikkatilin

Mund të mos jetë këshilla më e vyer që keni dëgjuar, por ai djalë di çfarë bën. Në një ditë kur të gjithë janë shumë më të dashur se ç’duhet, gati-gati në velitje, mund të inatoseni pak me rimat e tij dhe kështu nxirrni të keqen e lidhjes tuaj të mëparshme me atë derrin që një ditë vendosi se ‘kishte nevojë për kohë’.

3. Bliji vetes të brendshmet që meriton

Sepse ti je një bishë seksi që me ose pa të dashur, nuk duhet ta harrojë këtë. Shkoni në një butik të brendshmesh, përgatituni të gjeni njerëz aty brenda, zgjidhni breçkat më seksi dhe dilni kryelartë, sepse sot do bëni dashuri me veten.

4. Masturbohuni

Ok këtë s’besojmë se ishte nevoja t’jua tregonim ne. Do të vijë natyrshëm diku aty nga darka, kur të uleni para kompjuterit dhe të reflektoni rreth asaj që mund të jetë duke bërë pjesa më e madhe e planetit.

5. Nisni një serial

Është një botë e të tërë që pret të zhbirohet nga ju. Keni pafund seriale në Netflix që do t’ju bëjnë të harroni çfarë dite, muaji, viti apo epoke jetoni.

6. Pi një gotë verë me shoqet më të afërta

 

Nëse ato nuk kanë askënd për të kaluar mbrëmjen, keni njëra-tjetrën. Rrëmbeni Merlotin, pak djathë dhe në keni Zot, shmangni bisedat rreth ishave.

7. Nëse do blini çokollatë, sigurohuni të jetë e mirë

Nuk po jua blen i dashuri, por të paktën të që do t’i blini vetes, do ta merrni të mirë, më të mirën! Imagjino sa torturuese do të ishte po të ishe e lidhur dhe të prisje një çokollatë të tillë nga i dashuri dhe të mos vinte kurrë?

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Titullar i padiskutueshëm me Guardiolan, City i rinovon kontratën mesfushorit
Previous article Fejohet Gwyenth Paltrow! Shikoni unazën gjigante... (FOTO)

luljetaautor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT