• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇUDIRA SHQIPTARE/ Mungojnë punëtorët, rriten pagat: S\pranojnë të punojnë lavazhier, as për “900 mijë dhe siguracione”
Home
Sociale

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Mungojnë punëtorët, rriten pagat: S\pranojnë të punojnë lavazhier, as për “900 mijë dhe siguracione”

10 September, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Pagën joshëse për një punëtor krahu, pronari i një pike të larjes së automjeteve ka vendosur edhe tabelë lajmërimi për të joshur punëtorët e rinj.

“Ne po kërkojmë staf dhe pagesa është 900 mijë lekë në muaj, plus siguracione”.
Ky njoftim tërheq jo vetëm atë që janë në kërkim të një pune, por edhe kalimtarët e zakonshëm

” Po qeshin të gjithë mendojnë se është shaka, por e vërteta është se unë nuk bëj shaka”, tha Musli Rexhmati, lavazhier, per Top Channel.
Punë ka, por profesionistë nuk ka, kjo shprehje mer kuptim më së miri kur dëgjojmë kërkesën e punëdhënësit, që në këtë rast është 38-vjeçari nga Tirana, Musli Rexhmati, i cili prej dy dekadash drejton biznesin e familjes.

Në pikën e tij të lavazhit lahen automjete dhe tapeta. Musliu thotë se në lavazhin e tij gjithnjë ka diçka për të larë, dhe i vetëm ai e ka të pamundur të përballojë fluksin e punës, për këtë arsye Musliu kërkon të punësoj lavazhier me një rrogë që kurrë nuk do ta mendonte se do ta ofronte për punëtorët e tij.
“Ne kemi më shumë se 20 vite që ushtrojmë këtë aktivitet, puna shkon mirë po duhet rritur shërbimi dhe kjo arrihet duke pas staf të mirë. Po nuk po gjejmë staf”, tha Musli Rexhmati, lavazhier.

Prej dy muajsh 38-vjeçari në kërkim të lavazhierëve, edhe pse pagën e lavazhierit e ka tre fishuar, rroga prej 900 mijë lekëve të vjetra në muaj sipas tij nuk po josh njerëzit e duhur.

“Jam detyruar të 3 fishoj rrogën për të pas stafin e mirë, kam vënë një tabelë aty 900 mijë lekë plus sigurime thjesht mos të mbes pa staf. Ka nja dy muaj që e kam vënë se kam hequr pasi nuk kam stafin që dua. Për momentin unë kam nevojë për 7 veta, por më duket si e vështire”, u shpreh ai.

Sipas Musliu të rinjtë nuk ka në durimin dhe kulturën e punës, pavarësisht se sa para do të marrin në fund të muajit.

“Trokasin vetëm djem të rinj, sepse ata kanë nevojë për lekë, pun ojnë 15 ditë dhe ikin. Nëse ka një familjar që kërkon rrogë të mirë është i mirëpritur”.

Me mungesën e fuqisë punëtorë nuk po përballët vetëm Musliu, të njëjtin problem e gjejmë të sektori I bujqësisë dhe turizmit. Të rinjtë duan të qëndrojnë larg punës, ndërsa ato më në moshë thonë që ndjehen të pafuqishëm përballë punës së tokës, detit, apo lavazhit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUPI I MBRETËRESHËS NDODHET NË BALMORAL/ Ja itinerari që do të ndiqet me arkivolin e saj deri në dhënien e lamtumirës më 19 shtator
Previous article PAMJET/ Momenti i sikletshëm, mbreti Charles III ‘del nga vetja’, po firmoste dokumentet por…

s.autor

Postime të ngjashme

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani Aktualitet

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani

OPERACIONI ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte Aktualitet

OPERACIONI ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

HELMIMI I 60 KURSANTËVE/ AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave Aktualitet

HELMIMI I 60 KURSANTËVE/ AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT