• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHEN MOTIVET E VRASJES SË 65-VJEÇARIT NË POGRADEC/ Konfliktet nisnin sa herë ai kthehej nga Amerika! Autori i krimit ende në arrati
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHEN MOTIVET E VRASJES SË 65-VJEÇARIT NË POGRADEC/ Konfliktet nisnin sa herë ai kthehej nga Amerika! Autori i krimit ende në arrati

9 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Pogradec, autori i vrasjes së 65-vjeçarit, Safet Hyskollari, është ende në arrati. Krimi u regjistrua në fshatin Gështenjas pas konflikteve për një copë tokë midis fqinjëve.

Burime thanë se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë viktima kthehej me pushime nga SHBA-ja në fshatin e tij. Konfliktet sipas burimeve lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë. Konflikti i fundit është regjistruar pasditen mbrëmjen e së mërkurës, konflikt i cili ka përfunduar me vdekjen e 65-vjeçarit Hyskollari.

Gjatë ditëve të fundit, viktima ka kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubave prej betoni. Autori pretendon pronësinë e ish-Kovaçhanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës. Autori Fatmir Manellari ka shkuar mbrëmjen e djeshme tek banesa private e viktimës duke e goditur disa herë me thikë sapo 65-vjeçari ka dalë nga dera. Policia nuk ka gjetur thikën, me të cilën Manellari qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij i cili ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit.

Forcat e Policisë të Komisariatit të Pogradecit si dhe forcat “Shqiponja” janë vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet të fshihet në zonën e pyllëzuar të fshatit. Gjithashtu, Policia po ushtron kontrolle në tunelet dhe në godinat e braktisura të zonës. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Safet Hyskollarin mbeti i plagosur rëndë nga goditjet me thikë nga fqinji i tij, Fatos Munellari. Edhe pse u transportua me urgjencë në spital, ai nuk mundi të mbijetojë.

Pas ngjarjes së rëndë, autori u largua nga banesa, ndërsa Policia e shpalli në kërkim. Sipas të dhënave paraprake, thuhet se autori kurohej me medikamente për shkak se vuante nga depresioni. “Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore”, sqaron Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK NË MALIQ/ Makina përplas biçikletën, një i vdekur
Previous article EUROPA I "MBYLL DERËN" RUSËVE/ Miratohet pezullimi i plotë i marrëveshjes për vizat, masat nga 12 shtatori! Kush bën përjashtim

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT