• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Taksa e pronës, ata që kanë rivlerësuar shtëpitë do e paguajnë më shumë
Home
Ekonomi

Taksa e pronës, ata që kanë rivlerësuar shtëpitë do e paguajnë më shumë

31 October, 2017 Ina.Autor Ekonomi

Nuk është më sekret që thirrjet e qeverisë për rivlerësimin e shtëpive me tatim mbi fitimin 2 për qind, ishin pjesë e planit për zbatimin e taksës së shumëfolur të pronës, nga fikse tek ajo mbi bazën e vlerës. Kjo pranohet edhe nga qeveria në relacionin e projektligjit për ndryshimin në taksat vendore. Qeveria e konsideron miratimin e ligjit të rivlerësimit të shtëpive, që u mbyll në muajin maj, një hap të rëndësishëm për taksimin mbi vlerën e tregut.

Sipas relacionit të paketës fiskale, dy janë të dhënat që do të përdoren për të llogaritur taksën e shtëpive mbi vlerën e tregut. Do të jetë vlera e pronave të regjistruara në hipoteka me çmimin e rivlerësuar, e cila është e njëjtë me vlerën e tregut dhe llogaritja mbi çmimet fiskale, të cilat ndryshojnë çdo vit në varësi të kostove mesatare të ndërtimit.

“Rreth 90% e të gjitha pronave është e regjistruar në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe të gjitha pronat e regjistruara e kanë një vlerë në regjistrin e pronave. Po kështu, në bazë të Ligjit ‘Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme’, vlera është e rivlerësuar dhe e njëjtë me vlerën e tregut. Pas miratimit dhe zbatimit të Ligjit nr. 81/2016, ‘Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme’, ndërtesat në Republikën e Shqipërisë janë të regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me vlerën e tregut. Miratimi i këtij ligji ishte gjithashtu një hap i rëndësishëm për taksimin mbi vlerën e tregut”, citohet në relacionin e qeverisë.

Pra, e thënë ndryshe, vlera e shtëpive të rivlerësuara, të regjistruara në hipoteka dhe çmimet fiskale që përllogarisin vlerën e tregut të apartamenteve, do të jetë baza e të dhënave që qeveria do të përdorë për përcaktimin e vlerës së tregut të shtëpive. Shtëpia do të taksohet 0,05 për qind mbi vlerën e tregut të shtëpisë.

SI DO NDIKOJË RIVLERËSIMI TE TAKSA

Për ta konkretizuar për qytetarët, në rast se një apartament në zonën e Porcelanit që përkon me zonën kadastrale 3/2, është rivlerësuar me çmimin fiskal të miratuar nga qeveria, që është 60,000 lekë/ m2, taksa do të llogaritet sa 0,05 për qind e vlerës së shtëpisë. Në rast se shtëpia është rivlerësuar mbi këtë çmim fiskal, pra më shtrenjtë, qytetari do të paguajë taksën mbi vlerën e shtëpisë së rivlerësuar që është regjistruar në hipotekë.

Por, çmimet fiskale për llogaritjen e taksës së re do përdoren edhe për ato apartamente që nuk i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit. Nëse qytetari që banon në zonën e Porcelanit nuk e rivlerësoi shtëpinë kur tatimi u ul në 2 për qind, taksa që do të paguajë do të llogaritet mbi çmimet fiskale që janë në fuqi. Me këtë logjikë, më shumë taksë do të paguajnë ata që kanë bërë rivlerësimin e shtëpive me çmim më të lartë se çmimi referencë fiskal.

KATEGORITË QË PËRJASHTOHEN

Taksën e re të shtëpive nuk do të paguajnë 7 kategori. Nga detyrimi për të paguar taksën e re, qeveria ka përjashtuar qytetarët që banojnë në banesa sociale, ndërtesat e komuniteteve fetare dhe hotelet me 4 yje dhe 5 yje që do të fitojnë statusin special. Por, nga taksa e re janë përjashtuar edhe “ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara”.

Bëhet fjalë për familjet që jetojnë në godinat e ish-pronarëve, të cilat janë zaptuar dhe për ato nuk paguhet qira. Pra, familjarët që jetojnë në këto godina nuk do të paguajnë taksë. Qeveria parashikon që ligji të botohet në fletoren zyrtare pas 1 janarit, por zbatimi i tij do të nisë pas 1 prillit.

/AlpeNews.al/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inteligjenca artificiale mund të mësojë duke filluar nga zero
Previous article Moggi dorëzohet: Jemi jashtë garës për titull

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT