• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CILAT JANË SHTETET MË TË URRYERA NGA IRANI? Ja lista e aleatëve dhe e armiqve
Home
Nderkombetare

CILAT JANË SHTETET MË TË URRYERA NGA IRANI? Ja lista e aleatëve dhe e armiqve

8 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Shqipëria mori një hap drastik duke ndërprerë marrëdhëniet me Iranin – një vend i cili ka jo pak armiq. Cilët janë ata dhe çfarë i ka shtyrë drejt kësaj armiqësie?

Punët e jashtme të Iranit janë jashtëzakonisht të ndërlikuara. Ja aleatët dhe armiqtë e Iranit në një mënyrë të përmbledhur:

Armiqtë
1 – SHBA
Ky shtet është përshkuar si “Satani i Madh” nga qeveria iraniane, ndaj kjo nuk ka nevojë për shumë shpjegim. Irani dhe SHBA-ja kanë qenë armiq të ashpër që nga revolucioni iranian, dhe aq më tepër, që nga zgjedhja e Donald Trump.

Brezi i vjetër nuk e pëlqen aspak këtë shtet ndërsa brezi i ri thuhet se është shumë më përkrahës ndaj superfuqisë botërore.

Qeverisë iraniane nuk i pëlqejnë sanksionet, por ata gjithsesi përpiqen të punojnë me to.

Ndërkohë, as fakti se amerikanët kanë një aleancë të hapur me Arabinë Saudite nuk e ndihmon këtë konflikt dhjetëra vjeçar.

2 – Arabia Saudite

Edhe pse Arabia Saudite dhe Irani janë të dyja teokraci islamike, ato i përkasin dy sekteve të ndryshme të Islamit: Irani është në pjesën më dërrmuese pjesë e sektit islamik Shiitë, ndërsa Arabia Saudite është kryesisht pjesë e islamikëve Sunitë.

Të dy vendet e shohin veten si udhëheqës të botës islame dhe kjo i bën ata rivalë të natyrshëm.

Por konflikti mes tyre nuk ka të bëjë vetëm me besimin, por edhe me etninë dhe historinë: ndërsa popullsia iraniane është kryesisht persiane, Arabia Saudite është kryesisht arabe. Gjithmonë ka pasur një rivalitet mes persëve dhe arabëve në Lindjen e Mesme, dhe kjo ka vazhduar për rreth 2000 vjet.

3 – Izraeli

Ndërkohë, ndryshe nga Amerika, Izraeli është quajtur “Satani i Vogël” nga qeveria iraniane.

Udhëheqësit iranianë e kanë kundërshtuar fuqishëm shtetin hebre, që nga revolucioni iranian në vitin 1979, dhe ata janë aleati më i madh i Hamasit, të cilin e mbështesin financiarisht dhe ushtarakisht.

Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Pakistani dhe pjesa më e madhe e Afrikës Veriore janë aleatë të Arabisë Saudite, dhe për pasojë konsiderohen gjithashtu si kërcënime të mundshme.

Në të njëjtën kohë, Irani nuk i pëlqen 14 prej ekonomive kryesore botërore.

Sondazhi u krye nga prestigjozja Pew vitin e shkuar në Suedi, Danimarkë, Spanjë, Holandë, Shtetet e Bashkuara, Itali, Belgjikë, Gjermani, Australi, MB, Francë, Kanada, Japoni dhe Korenë e Jugut.

Instituti tha se 14 vendet ndanin opinione dërrmuese të pafavorshme për Iranin me diferenca të lehta për sa i përket nivelit të ‘ndjesive armiqësore’ ndaj këtij shteti.

Aleatët

1 – Hezbollah/Liban

Që nga themelimi i partisë politike islamike të Hezbollahut në Liban, ai ka qenë aleati kryesor i Iranit, në Lindjen e Mesme, dhe ata e kanë mbështetur atë me personel ushtarak dhe armë.

Kjo është kryesisht për shkak të lidhjeve të tyre të përbashkëta fetare: Siç e përmenda më parë, Irani është një shtet me shumicë shiite, dhe Hezbollahu është gjithashtu një parti politike shiite.

2 – Rusia

Federata Ruse dhe Irani kanë qenë aleatë të fortë, kryesisht për shkak të interesave të tyre të përbashkëta gjeopolitike: të dyja janë kundër një pranie të fortë të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe kjo ka qenë forca lëvizëse e aleancës së tyre. Kohët e fundit, Irani ka blerë gjithashtu shumë armë ruse, si kundërsulm ndaj blerjes së armëve amerikane nga Arabia Saudite.

3 – Siria

Nëse Lufta Civile Siriane ka dëshmuar një gjë, është se Irani është gati për gjithçka për të mbajtur Bashar al Asadin në pushtet dhe për ta mbajtur atë si president të Sirisë. Kjo është për shkak se ai dhe pjesa tjetër e partisë në pushtet, i përkasin një pakice të vogël të Islamit, të quajtur “Alavitë”, që janë shumë afër Islamit Shiit.

Megjithatë popullsia siriane është në pjesën më dërrmuese pjesë e Islamit Sunit, që nuk i sheh alavitët si myslimanë, por si sekt i devijuar.

4 – India

Kjo mund të jetë një surprizë për shumë njerëz, megjithatë India është një nga aleatët më të vlerësuar nga Irani. Së fundmi, India ka zbuluar se do të dyfishojë importet e naftës iraniane. Ndërsa në vitin 2017 porti Chabahar u zgjerua në bregdetin juglindor të Iranit, me ndihmën e qeverisë së Indisë. Porti Chabahar siguron një rrugë alternative për Indinë drejt Afganistanit dhe Azisë Qendrore, duke anashkaluar Pakistanin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAFEINA KRIJON VARËSI TË RREZIKSHME/ Ja çfarë ndodh nëse hiqni dorë prej saj
Previous article "PRITJANI VESHIN"/ Regjistrimet telefonike zbulojnë torturat e ushtarëve rusë në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT