• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM NË GJENDJE TË BLEJ ÇDO GJË…”/ Adoleshentja milionere ka një koleksion makinash prej 391 mijë paund
Home
Jetë

“JAM NË GJENDJE TË BLEJ ÇDO GJË…”/ Adoleshentja milionere ka një koleksion makinash prej 391 mijë paund

7 September, 2022 s.autor Jetë

Një vajzë që u bë milionere në moshën 19-vjeçare, ka vendosur që të zbulojë blerjet e saj më ekstravagante.  Linsey Donovan, tani 23 vjeç, filloi të investonte paratë e saj në shtëpi dhe tani zotëron disa prona dhe moshataret e saj mund ta kenë zili.

Ajo u rrit në Maryland, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa shumë para, por më pas kur u transferua në Florida në moshën 18-vjeçare ku gjithçka ndryshoi. E reja filloi të modelonte në rrjetet sociale dhe tani ajo fiton shuma mbresëlënëse.

“Aktualisht zotëroj katër prona dhe prona ime e pasurive të paluajtshme vlen mbi 7 milionë dollarë”, ka thënë milionerja për “Truly”.

Përveçse i shpenzon paratë e saj me mençuri, Linsey-t gjithashtu i pëlqen ta trajtojë veten sa më mirë, e prandaj ka edhe një koleksion makinash prej 391 mijë paund.

Ka një koleksion makinash prej 391 mijë paund, adoleshentja milionere:

“Unë shpenzoj para për pasuri të paluajtshme, make-up dhe veshje. Shuma më e madhe që kam shpenzuar ndonjëherë në ditë ka qenë 450 mijë dollarë. Sot kam vendosur që të tregoj blerjet e mia më ekstravagante”, ka thënë ajo.

Linsey kujtoi se si njerëzit mendonin se ishte e çmendur kur donte të blinte një “Mercedes S65 V12” prej 250,000 dollarësh në moshën 19-vjeçare.

Ajo jo vetëm që bleu atë, por gjithashtu e ktheu vëmendjen te një “kamion ëndrrash” prej 100,000 dollarësh. Mjeti në fjalë është parkuar në shtëpinë që ajo bleu kur ishte 20 vjeçe, e cila ka një fermë me një kalë, pishinë dhe dhomë gjumi për qentë e saj.

Ka një koleksion makinash prej 391 mijë paund, adoleshentja milionere:

“Unë kam shtëpinë më të madhe në të gjithë liqenin. Ndihem si një princeshë që hyn në këtë shtëpi të bukur çdo ditë me tavane të larta në liqen. Perëndimet e diellit këtu janë të mrekullueshëm, më pëlqen të shoh qentë e mi në pishinë dhe dhomën time të madhe rozë të Barbie”, ka shpjeguar 23-vjeçarja.

Linsey ka gjithashtu edhe një biçikletë prej 20,000 dollarësh. Ajo gjithashtu ka një piano të madhe prej 30,000 dollarësh dhe një fustan prej 3,000 dollarësh të punuar posaçërisht për Kim Kardashian.

“Ndihem shumë mirë të jem në gjendje të blej çdo gjë që dua dhe nuk duhet të shqetësohem për çmimin”, ka thënë milionerja.

Ka një koleksion makinash prej 391 mijë paund, adoleshentja milionere:

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TAKIMIT/ Gjekmarkaj: Me ambasadoren e SHBA diskutuam për sfidat demokratike e betejat opozitare. Aleati ynë strategjik
Previous article TAKIM ME BANORËT E NJËSISË 7/ Meta: Aksioni politik i Partisë së Lirisë do të jetë i pandalshëm dhe triumfues

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT