• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËNIMI I SAIMIR TAHIRIT/ Zbardhet arsyetimi i Gjykatës së Lartë: Pse refuzuam lirimin e tij nga qelia
Home
Breaking News

DËNIMI I SAIMIR TAHIRIT/ Zbardhet arsyetimi i Gjykatës së Lartë: Pse refuzuam lirimin e tij nga qelia

7 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është zbardhur arsyetimi i Gjykatës së Lartë me anë të të cilit iu refuzua liria Saimir Tahirit, i cili pretendoi me anë të një kërkese që i rrezikohej jeta, e jo vetëm atij, por edhe familjes së tij.

Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, Avokati, Maks Haxhia duke dale nga Gjykata e Posacme e Apelit Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, pasi SPAK ka kerkuar te njejtin denim me nga 12 vite burg per Tahirin dhe Jaeld Celen. Tahiri do te gjykohet per veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, ne bashkepunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”./r/n/r/nFormer Interior Minister Saimir Tahiri, Lawyer, Maks Haxhia leaving the Special Court of Appeals against Corruption and Organized Crime. He will be tried from the beginning for the criminal offenses “Drug trafficking”, in collaboration, “Structured criminal group”, “Committing criminal offenses by a criminal organization”.

Kështu, Gjykata e Lartë zbardhi arsyetimin e vendimit përmes të cilit rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për pezullim të dënimit me burg. Ish-ministri iu drejtua kësaj gjykate në prill të këtij viti, gati 2 muaj pasi qëndronte në burg në zbatim të dënimit me 3.4 vjet dhënë nga Apeli i GJKKO-së për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Tahiri i kërkonte Gjykatës ta nxirrte nga qelia me pretendimin se për shkak të funksionit që kishte mbajtur i rrezikohej jeta në burg dhe se familjarët e tij ishin të ekspozuar ndaj eksponentëve të botës së krimit. Në vendimin e Gjykatës së Lartë, Kolegji Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Medi Bici e Sandër Simoni arsyetonin se ish-ministri nuk kishte paraqitur asnjë dokumentacion për të provuar pretendimet e tij.

“Në rastin në shqyrtim nuk rezulton që të ketë asnjë indice që kërkuesi të mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier dhe nuk ka po ashtu asnjë indice që vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim e të dënuarit Saimir Tahiri, mund të sjellë pasoja të rënda për vetë të dënuarin, si dhe për familjen e tij”.

ARSYETIMI

Kolegji Penal vlerësonte më tej se nuk mjafton vetëm evidentimi i problematikave, apo i mundësive hipotetike për pasojat që mund të ketë Tahiri apo familjarët e tij, por është e domosdoshme, që rreziku të jetë real dhe i bazuar.

“Për periudhën që është në burg, nuk rezulton që të ketë asnjë ankim nga kërkuesi Saimir Tahiri, referuar personave të caktuar, të cilët janë personazhe të krimit dhe që aktualisht ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier, siç pretendon kërkuesi në kërkesë, të cilët me veprimet e tyre, të jenë bërë shkak për rrezikimin e integritetit fizik të kërkuesit”. Nga ana tjetër, Kolegji Penal arsyeton se rreziku që i kanosej Tahirit apo të afërmve të tij, duhet jo vetëm të ishte real, por i tillë që të mund të shmangej vetëm përmes pezullimit të ekzekutimit të dënimit të familjarit të tyre.

DËNIMI I ISH-MINISTRIT

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shkoi në qeli më 4 shkurt. Fillimisht, ai u vendos në Burgun e Fierit, ndërsa në korrik u transferua në Burgun e Lushnjës, me kërkesë të familjarëve të tij. Aktualisht, në Gjykatën e Lartë pret shqyrtimin ankimi i bërë nga ish-ministrit që kërkon pafajësi dhe nga SPAK-u, që kërkon nga 12 vjet burg për Tahirin dhe ish-shefin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARANDALOHET TRAGJEDIA NË FAMILJEN NË TIRANË/ Policia gjen 57-vjeçarin duke dhunuar barbarisht gruan, i heq nga duart çiften...
Previous article MINISTRI ÇUÇI MBLEDH DREJTORËT E POLICISË/ Prezanton sot zëvendësuesin e Gledis Nanos

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT