• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGRIHET ALARMI/ Tjetër virus përhapet në Argjentinë, katër të vdekur nga “sëmundja e legjionarëve”
Home
Jetë

NGRIHET ALARMI/ Tjetër virus përhapet në Argjentinë, katër të vdekur nga “sëmundja e legjionarëve”

4 September, 2022 s.autor Jetë

Katër persona në një klinikë në provincën veriperëndimore Tucuman në Argjentinë kanë humbur jetën nga sëmundja e Legjionarëve, një infeksion bakterial relativisht i rrallë i mushkërive.

Ministrja e Shëndetësisë Carla Vizzotti u tha gazetarëve se viktimat kishin pasur ethe, dhimbje trupi dhe probleme me frymëmarrjen.

“Kjo sëmundje shkaktohet nga një bakter, i cili transmetohet në rrugët e frymëmarrjes përmes ujit i cili me shumë mundësi ka qenë i ndotur. Bakteri që shkakton shpërthimin quhet legionella dhe nuk është ndonjë virus i panjohur në mjekësi“, tha Carla.

Vdekjet, të regjistruara që nga e hëna, ndodhën në një klinikë të vetme në qytetin e San Miguel de Tucuman. Më e fundit, u shënua mëngjesin e së shtunës, dhe ishte ajo e një 48-vjeçari.

Sëmundja, e cila u shfaq për herë të parë në një takim të vitit 1976 të grupit të veteranëve të Legjionit Amerikan në qytetin amerikan të Filadelfias, është e lidhur kryesisht me ujin e ndotur ose sisteme të papastra të ajrit të kondicionuar.

Kur u zbulua për herë të parë shpërthimi në Tucuman, mjekët testuan të prekurit për COVID-19, grip dhe viruse të tjera, por i përjashtuan të gjitha.

Mostrat u dërguan më pas në Institutin prestigjioz Malbran në Buenos Aires. Testet atje treguan se bëhej fjalë për sëmundjen e Legjionarëve.

Mjekët thonë se normalisht sëmundja nuk transmetohet nga personi në person dhe se asnjë kontakt i ngushtë i asnjë prej 11 personave të infektuar deri më tani nuk ka shfaqur simptoma./ TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INFERMIERËT PARALAJMËROJNË PROTESTË/ Zv.presidenti i urdhërit: Dhuna ndaj tyre, rast i përsëritur
Previous article E RËNDË/ Aksident me motor në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, shoferi i dehur dërgohet në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT