• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ISMET ÇEKORES NË SHKODËR/ Policia shoqëron 15 persona për eliminimin e Ismet Çekores, çfarë rezultoi
Home
Breaking News

VRASJA E ISMET ÇEKORES NË SHKODËR/ Policia shoqëron 15 persona për eliminimin e Ismet Çekores, çfarë rezultoi

3 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shkodrës ka lënë të lirë 15 personat e shoqëruar pas vrasjes së Ismet Çekores një ditë më parë. Këta persona janë shoqëruar që mbrëmë dhe ditën e sotme janë lënë sërish të lirë. Mes personave të shoqëruar është edhe Alban Bruçi ndaj të cilit më 25 gusht iu bë një atentat por arriti të shpëtojë pa u plagosur.

Pas këtij atentati policia shpalli në kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autor i dyshuar, djali i viktimës Ismet Çekorja.

Pas atentatit ndaj Alban Bruçit mësohet se viktima Ismet Çekorja pak ditë përpara se të vritej është takuar me babain e Alban Bruçit ndërsa palët janë sqaruar mes tyre dhe familja Bruçi është bindur se Bajram Çekorja nuk është autori i atentatit ndaj Albanit pasi dy baballarët kishin një lidhje shoqërore të hershme mes tyre. Përveç familjeve tashmë edhe policia e Shkodrës ka hedhur poshtë dyshimet se vrasja e Ismet Çekores ka lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit dhe një gjë të tillë e vërteton edhe fakti se 25 vjeçari është lënë i lirë sëbashku me babain e tij pasi u morën në pyetje nga efektivët pas vrasjes së Ismet Çekores.

Në këtë mënyrë policia vendore e Shkodrës është duke hetuar për konflikte të tjera të mundshme të mëparshme të familjes Çekorja lidhur me vrasjen e 57 vjeçarit. Mbrëmë në Shkodër mbërritën forcat RENEA duke bërë kontrolle por ende nuk është arritur në identifikimin e autorëve të vrasjes.

Ismet Çekorja doli nga shtëpia e tij për të blerë disa birra dhe dyshohet se autorët, dy persona me motorr dhe me skafanda në kokë e kanë ruajtur duke iu afruar dhe duke qëlluar menjëherë ndaj tij me breshëri plumbash me armë zjarri pistoletë. Fakti që autorët kishin skafanda në kokë e vështirëson punën për policinë ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të mësuar më shumë mbi dinamikën e kësaj vrasje.

57 vjeçari mori shtatë plumba në trup duke mbetur i plagosur rëndë ndërsa më pas humbi jetën teksa po transportohej në spitalin rajonal të Shkodrës.

Katër ditë përpara se të vritej Ismet Çekorja i doli në mbrojtje djalit të tij Bajram Çekorja duke thënë se i biri nuk ka marrë pjesë në ngjarjet kriminale në katër vitet e fundit për të cilat është akuzuar ndërsa kërkoi drejtësi nga shteti shqiptar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Ismet Çekores ndërsa pista se kjo ngjarje ka lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçut ka rënë poshtë dhe po hetohet për pista të tjera të mundshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REDUKTOJNË ANKTHIN DHE STRESIN/ Këto suplemente japin rezultate mahnitëse
Previous article DRONËT TURQ "MAKTHI" I RUSISË/ Në 3 ditë i shkaktuan miliona dollarë humbje në pajisje ushtarake

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT