• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’KA PËRDHUNIM PA DËSHIRËN E GRUAS”/ Deklarata e mitropolitit shkakton “tërmet” në Greqi
Home
Rajon

“S’KA PËRDHUNIM PA DËSHIRËN E GRUAS”/ Deklarata e mitropolitit shkakton “tërmet” në Greqi

3 September, 2022 s.autor Rajon

Indinjim dhe reagime të forta kanë shkaktuar në Greqi deklaratat e papranueshme dhe obskurantiste të mitropolitit të Dhodhonis, Chrysostomos, i cili i ftuar në një emision televiziv, ka pohuar se asnjë grua nuk përdhunohet pa dashur ajo vetë dhe se për të mbetur shtatzënë një femër duhet “të ketë edhe ajo pjesëmarrje”.

Deklarata e tij janë dënuar ashpër nga disa prej ministrave të qeverisë, midis të cilëve zëdhënësi i kabinetit Mitsotakis ka theksuar se: “Pozicioni i mitropolitit të Dhodhonit nuk shpreh as vlerat e shoqërisë sonë dhe as doktrinën e besimit tonë”.

Edhe përfaqësues të partive opozitare kanë shprehur indinjatën e tyre të thellë për deklaratat e tij, të cilat i quajtën të turpshme.

Në të njëjtën kohë, Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke ka dënuar këto deklarata të papranueshme për një klerik, të cilat fyejnë njerëzit dhe veçanërisht gratë dhe viktimat e përdhunimit”. Në deklaratën për shtyp, Sinodi thekson se mitropoliti Chrisostomos ka folur në emisionin televiziv duke përfaqësuar veten dhe jo qëndrimet e Kishës dhe se deklaratat e tij për çështjen konkrete të përdhunimit, ndër të tjera, njollosin dhe i bëjnë të pavlera nismat thelbësore dhe punën e heshtur të Kishës së Greqisë që qëndron çdo ditë pranë grave të dhunuara për t’i mbështetur ato.

Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga kleriku në fjalë, shtatë gra kanë ngritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Selanikut një padi bazuar në ligjin antiracist, pas deklaratave të tij delirante për përdhunimet dhe abortet.

Në aktpadi midis të tjerash thuhet, “është barbare të abuzojnë mbi ty dy herë. Fjalët e tua janë me të këqija se vetë dhunimi”.

Deklaratat e Mitropolitit të Dhodhonit ka shkaktuar një valë të gjerë zemërimi në të gjithë shoqërinë greke./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLI PUSHIMET NË "PRESTIGE RESORT"/ Turisti kolumbian: Kam shijuar çdo gjë. Ajo që ndodhi është vërtet e çuditshme...
Previous article ARBANA OSMANI DHE ZOI LËNË SPITALIN/ Eduart Grishaj u bën pritjen madhështore në shtëpi (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT