• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Kanabis çokollatë me postë nga Belgjika, pranga 2 të rinjve në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Kanabis çokollatë me postë nga Belgjika, pranga 2 të rinjve në Durrës

2 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet postës. Gjatë 3 muajve të fundit, 6 shtetas të vënë në pranga, për pako me sasi të ndryshme kanabisi, të trafikuara nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.

Finalizohet nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe DVP Durrës, në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Green mail 3”.

Sekuestrohet pakoja me lëndë narkotike, e ardhur nga Belgjika në vendin tonë, nëpërmjet Degës Postare Durrës.

Në vijim punës intensive policore dhe hetimore, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të hetimit proaktiv të zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës, strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe DVP Durrës, bënë të mundur organizimin dhe finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Green mail 3”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Endi Hoxha 22 vjeç dhe Elimon Hasa 28 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e DVP Durrës, menjëherë sapo kanë terhequr nga Dega Postare Durrës, pakon me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në formë çokollate, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet tip “Hyundai” dhe 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë trafikuar nëpërmjet postës, pakon me kanabis, nga Belgjika në drejtim të Shqipërisë. Vijon puna nga Njësia per Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ky është operacioni i tretë policor i finalizuar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga shtete të ndryshme. “Green mail” u finalizua më 30 qershor 2022 dhe rezultoi me sekuestrimin e rreth 1.3 kilogramëve kanabis, të sjella nga Mbretëria e Bashkuar dhe vënien në pranga të 2 shtetasve, ndërsa “Green mail 2”, u finalizua më 18 gusht të po këtij viti dhe si rezultat i tij u sekuestruan 2 pako me kanabis, të sjella gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E HUMBI MUNDËSINË..."/ Deklarata e fortë e Metës: Do t’i shkulim dhëmbë e dhëmballë lepurushit Edi Rama
Previous article SULMI NDAJ "PRESTIGE RESORT"/ Meta: Kuvendi të verifikojë shëndetin mendor të Ramës, të nisen procedurat për t’i bërë testin e drogës

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT