Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka komentuar edhe aksionin e IKMT-së, për të shkatërruar ambientet e Prestige Resort.
Berisha theksoi se Rama është katandisur në situatën, që “nuk ka ku të fusë kokën”.
Për Berishën, Rama sot ka kryer sulm politik ndaj Prestige Resort, me qëllim që të shpëtojë kokën e tij. Berisha vlerësoi se Rama është sot në gjendje të mjerë, pasi vetëm për aferën e inceneratorëve meriton 60 vjet burg.
“Veprime të tilla janë antikushtetuese dhe antiligjore, për të shkatërruar një grup mediatik në kundërshtim me ligjin. Kemi të bëjmë me përpjekje të hapur për të shkatërruar një grup mediatik, që duket se nuk është përputhur plotësisht me kërkesat politike të Edi Ramës.
Kjo është ndërhyrje politike. Rama tregon urrejtje të papërmbajtur, për shkak të shkallës të inkriminimit të tij, sepse nuk di ku të fusë kokën dhe tenton që të shuajë zërat kundër, në një kohë që vetëm për aferën e inceneratorëve, atij i takojnë së paku 60 vjet burg”, deklaroi Berisha.
Ai tha se “Duhet të zbatohet vendimi i gjykatës. Unë nuk kam parasysh se e kujt është godina, por urdhri i gjykatës prevalon mbi urdhrin administrative”.


