• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË TIRANË/ Autori nuk pendohet, i “sulmon” edhe të vdekur vëllanë e kunatën! Prokuroria kthehet në zanafillën e sherrit
Home
Breaking News

VRASJA NË TIRANË/ Autori nuk pendohet, i “sulmon” edhe të vdekur vëllanë e kunatën! Prokuroria kthehet në zanafillën e sherrit

1 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth 24 orë pas vrasjes së rëndë që tronditi Tiranën, iu është dhënë edhe lamtumira dy viktimave të Arsen Muskurtit, vëllait dhe kunatës së tij.

Ajo që e thellon edhe më tej historinë e rëndë të konfliktit mes dy vëllezërish është fakti se ditën e djeshme, familja e vrasësit nuk ka mundur të shkojë t’u japë lamtumirën viktimave të Arsenit, madje as e ëma, e cila jetonte me Arsenin. Sipas të dhënave ka qenë frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme nga ana e njerëzve që janë gjendur në shtëpinë e viktimave për përcjelljen e fundit, kryesisht familjarë dhe të afërm të Norës të ardhur nga zonat e Krujës. Po ndërkohë dhimbja kishte pushtuar rrugën ‘5 Maji’ ky banon familja Muskurti, Arseni ka dhënë edhe shpjegimet e para në lidhje me ngjarjen, sherret, shkaqet dhe deri te nisja e zënkës mes dy vëllezërish, që përfundoi në mënyrën më të rëndë të mundshme.

Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor ende nuk kanë dokumentuar dëshmitë e të afërmve të palëve, është kërkuar të rihapen edhe njëherë të gjitha paditë, sherret e denoncuara prej më shumë se 6 vitesh e deri tek urdhri i mbrojtjes, i lëshuar për Dritan dhe Nora Muskurtin para se sa ata të vriteshin nga Arseni. Po ashtu, grupi hetimor ka kërkuar të dokumentojë edhe një padi të bërë nga viktima, i cili sipas të dhënave pretendonte se Arseni i kishte rreth 150 mijë euro borxh, shumë për të cilën ata janë përballur edhe në Gjykatë.

Pra, ekziston një objekt padie, ndonëse nuk dihen rrethanat e borxhit mes dy vëllezërve. Por zënkat mësohet se që në krye të herës të kenë nisur për agjencinë e udhëtimit, në të cilën siguroheshin bileta për në Mekë dhe Medina, ndërsa sipas të dhënave agjencia operonte edhe me paketa për të gjithë udhëtarët, duke u kthyer kështu në promotorët e udhëtimeve në vendet e shenjta për besimtarët myslimanë, besim të cilit i përkisnin edhe familja Muskurti.

DËSHMIA

Ai nuk ka shprehur pendesë para grupit hetimor, edhe pse sipas burimeve për gjatë gjithë kohës ka qenë nervoz dhe i paqëndrueshëm në dhënien e dëshmisë. Policia ka marrë dhe rimarrë disa herë dëshmi prej tij që nga momenti i arrestimit dhe pavarësisht se ai nuk ka shprehur pendesë saktësohet se ka qenë në kushtet e tronditjes së rëndë psikike. Ai mësohet t’i ketë thënë Policisë se ata e kishin denigruar figurën e tij në mënyrë publike, e kishin akuzuar për një mori aktesh, të cilat ai nuk i ka kryer, derisa, sipas tij, i kanë ndërhyrë edhe te jeta e tij private, që kishte të bënte me dy martesat. Por kur është pyetur nga Policia se përse ishte martuar dy herë, ai nuk ka ngurruar t’u tregojë se në besimin që ai praktikon është e lejueshme e aq më tepër kur ia ka lejuar gruaja A., me të cilën ka celebrim. Ai ka treguar se ishte acaruar së tepërmi për faktin se kishte denoncuar disa herë sulmet që i bëheshin me profile false nga vëllai dhe kunata dhe që Policia asnjëherë nuk kishte ndërhyrë, ndërkohë kulmin e acarimit e ka arritur pak orë para kryerjes së krimit të rëndë kur postieri i ka sjellë një thirrje për t’u paraqitur në Gjykatë më datën 6 shtator, pasi duhej të dëshmonte mbi akuzat që i kishte bërë i vëllai. Ai i tha Policisë se nuk e kishte kërcënuar të vëllanë dhe se Gjykata i kishte dhënë urdhërmbrojtje, ndërsa atij një vit më parë nuk ia kishin aprovuar.

Por, sipas Policisë, Arseni ka qëndruar gjithnjë në pozita mbrojtjeje duke vënë nën akuza viktimat e tij, duke treguar se ata e përndiqnin në rrjete sociale sepse e kishin zili për suksesin e madh që ka pasur në biznes dhe në punët që bënte. Por ai nuk i ka folur Policisë për çështje borxhi. Të dhënat janë mësuar gjatë hulumtimit të grupit hetimor në lidhje me konfliktet e tyre, ndërkohë mësohet se për padinë e Dritan Muskurtit, 44-vjeçarit që u ekzekutua në mënyrë brutale me plumb në fytyrë nga i vëllai, ishte paraqitur në Gjykate një avokate. Po ashtu, Arseni nuk ka treguar as për sherrin që ka bërë me të vëllanë për vendin e parkimit në afërsi të bizneseve të tyre që gjenden thuajse të ngjitura, por ai i ka mëshuar faktit se vëllai e kunata nuk e kanë lënë asnjëherë të qetë duke e sulmuar publikisht në rrjetet sociale e madje duke e akuzuar deri edhe për vrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UKRAINASIT E DINË PIKËN E DOBËT TË PUTINIT/ Inteligjenca britanike publikon raportin e ri: Raketat HARM, të fuqishme...
Previous article BINJAKËT VESHAJ FESTOJNË DITËLINDJEN/ Elgit Doda bën urimin e veçantë: Kështu do të qeshim dhe kur të jemi 80-vjeç…

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT