• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PORTRET/ Kush është prokurori i rreptë që po trondit Shtëpinë e Bardhë?
Home
Botë

PORTRET/ Kush është prokurori i rreptë që po trondit Shtëpinë e Bardhë?

31 October, 2017 Redaktor1 Botë, Politikë

I përshkruar si një person i rreptë dhe metodik, prokurori special Robert Mueller pritet të dorëzojë paditë e para në çështjen ruse, ku po udhëheq një hetim mjaft të ndjeshëm që po trondit Shtëpinë e Bardhë.
Që nga emërimi i tij në muajin maj si prokuror special në hetimin për marrëveshje të mundshme mes stafit të ngushtë të Donald Trump dhe Rusisë, Robert Mueller nuk është prononcuar për asnjë rast, duke preferuar të punojë në fshehtësi me një ekip prej 12 avokatësh, në zyrat në qendër të Uashingtonit, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë.

I lindur në gushtin e 1944, ish-kreu i FBI nën drejtimin e presidentëve George W. Bush dhe Barack Obama fitoi respektin e republikanëve si dhe demokratëve duke mos hezituar në atë kohë për të kundërshtuar Shtëpinë e Bardhë për praktikat që ai i konsideronte si të paligjshme.

“Robert Mueller mund të mburret për vendosmërinë dhe paanësinë e shfaqur”, komentoi në momentin e emërimit të tij senatori demokrat Richard Blumenthal, një nga kritikët më të ashpër të Donald Trump.

Ai nuk ka asnjë lidhje të njohur me Donald Trump dhe është hetuesi i parë i pavarur që po merret me rastin për ndërhyrje të mundshme ruse në zgjedhjet amerikane me të gjithë pasojat e vendimit.

I emëruar në krye të të plotfuqishmes policisë federale amerikane vetëm një javë përpara sulmeve të 11 shtatorit 2001, Robert Mueller qëndroi në këtë post për një periudhë 12 vjeçare, përcjell Atsh.

Mandati i tij i gjatë u dominua nga çështjet e terrorizmit dhe të inspektimeve. Ai u spikat për një riorganizim në thellësi të FBI në një moment kur agjencia po përballej me kërcënimet për shpërbërje pasi kishte dështuar në parandalimin e sulmeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFERA E RUSISE/ Ish-menaxheri i Trumpit Manafort i paditur për komplot
Previous article Zbulohen prapaskenat/ Kreu i SHISH i kishte kërkuar Ramës dorëheqjen para disa muajsh?

Redaktor1

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT