• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHIMI I BASTEVE SPORTIVE? Rama sot dëgjesë publike në 10:00! Opozita: Qeveria nuk ka axhendë interesin e vendit
Home
Politikë

RIKTHIMI I BASTEVE SPORTIVE? Rama sot dëgjesë publike në 10:00! Opozita: Qeveria nuk ka axhendë interesin e vendit

31 August, 2022 s.autor Politikë

Qeveria po mendon rikthimin e basteve online, katër vite pasi u mbyllen me ligj. Sot kryeministri Edi Rama do të organizojë një dëgjesë publike për bastet sportive në orën 10:00. Prezent do të jetë Presidenti i Komiteti Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka qenë pro rihapjes madje ka qenë ndër të parët që ka hedhur për konsultim këtë ide, si edhe përfaqësues edhe Federata Olimpike, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Lartë i sportit.

Nisur nga ky zhvillim, opozita është “çuar” në bllok duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po synon rikthimin e basteve sportive. Sipas tyre, ky është tregues se kjo qeveri nuk po mendon për qytetarët po për interesat e tyre. Reagimi i parë ka ardhur nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila nuk i ka kursyer notat e ironisë.

“Njeriu që citonte Kuranin për të këqiat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Cka ndryshuar nga dje”, shkruan Tabaku.

Pas saj, një reagim erdhi edhe nga deputetja Dhurata Çupi. Ajo thotë se u kuptua që kryeministri Edi Rama kishte si synim rikthimin e basteve që ‘pas publicitetit të qeverisë për suksesin e kampiones Luiza Gega’.

“Dy ditë më parë paralajmërova se pas publicitetit të qeverisë për suksesin e kampiones Luiza Gega po fshihej projekti për rikthimin e basteve sportive. Kryeministri zhvillon takimin e parë publik për këtë çështje pa u bërë akoma 4 vjet nga ndalimi me ligj i basteve sportive. Koha po tregon se kryeministri i vendit nuk ka në axhendë interesin publik. Edi Rama vepron si pjesë e lojës së madhe multimiliardere të basteve sportive, jo si kryeministër. Së shpejti do të shohim shkërrmoqjen finale të premtimit të tij madhor për mbylljen me ligj të basteve sportive, përfshirë edhe ato dixhitale”, shkruan Çupi.

Bastet sportive u mbyllën në vitin 2018 teksa muajt e fundit ka pasur kërkesa për t’i rihapur ato. Së fundmi ka qenë edhe Federatat sportive ku hartuan një peticion ku thuhej se nuk kërkojnë rikthim të kazinove elektronike apo sallave të bingos. Ata propozojnë që të operojnë në treg vetëm operatorë ekonomikë të certifikuar, si edhe të vendoset një moshë limit për personat që do lejohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË GREQI/ Policia gjen mijëra bimë kanabis, si e ruanin parcelën me roje dhe kamera
Previous article DINAMIKA/ Si njeriu më i “urryer” në Turqi u arrestua duke bërë plazh në Shqipëri! Faruk Fatih Ozer nën përgjim prej dy javësh

s.autor

Postime të ngjashme

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT