• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEMA E RE/ Daily Express: Si shqiptarët kalojnë nga Irlanda për të emigruar në Britaninë e Madhe. Marrin letërnjoftim fals…
Home
Aktualitet
Kronikë

SKEMA E RE/ Daily Express: Si shqiptarët kalojnë nga Irlanda për të emigruar në Britaninë e Madhe. Marrin letërnjoftim fals…

29 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emigrantet BritaniaGazeta britanike “Daily Express” përmes një artikulli ka zbuluar një skemë të re, në të cilën tregohet sesi shqiptarët tashmë po zgjedhin një tjetër mënyrë për shkuar në mënyrë të jashtëligjshme në Angli dhe kjo mundësohet duke kaluar nga Dublini i Irlandës.

Sipas “Daily Express” emigrantët shqiptarë kanë nisur të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes aeroportit të Dublinit, një rrugë e cila kushton 2 500 paund më lirë se kalimi famëkeq nëpër Kanalin Anglez.

Kontrollet e buta kufitare pas Brexit-it ndërmjet Irlandës dhe Britanisë së Madhe po shfrytëzohen nga kontrabandistët shqiptarë për të sjellë azilkërkues, shpesh me dokumente false të Bashkimit Evropian drejt Britanisë.

Shqiptarët po punojnë me bandat kriminale irlandeze për të çuar emigrantët në Dublin. Atje, një shofer taksie irlandez është “rregulluar” për të futur fshehurazi emigrantët në Britani me tragete.

Kjo lloj “rruge e re” e zbuluar, iu kushton emigrantëve rreth 2 500 paund më pak për person se rruga tradicionale. Ndërsa rruga nga Kanali Anglez me një varkë të vogël kushton mesatarisht 5 000 deri në 5 500 paund.

Një pjesëtarë i bandës i tha një gazetari të Telegraph se udhëtimet organizoheshin çdo ditë.

Kontrabandisti tha: “Emigranti duhet të shkojë në Dublin. Ne kemi çmimin prej 2500 paund nga Dublini në Angli. Është mënyrë 100 për qind e sigurt”. “Duhet të marrësh një ID false Evropiane që të mund të shkosh lehtësisht në Dublin.”

Nëse emigrantët që përcjellim ne pengohen në Dublin, këshillohen të “bëjnë tepër zhurmë dhe të kërkojnë azil”. Ai shtoi: “Për 12 orë, autoritetet do i lënë të lirë. Më pas vjen taksia dhe emigranti mund të shkojë menjëherë në Angli.”

Burime qeveritare e përshkruan lirinë e shqiptarëve për të lëvizur në kontinentin e Evropës si “një sfidë”. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka shprehur më parë shqetësimin për përdorimin e Zonës së Përbashkët të Udhëtimit si një “rrugë tjetër” për në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktualisht nuk kërkohen pasaporta për shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës që udhëtojnë midis dy vendeve. Transportuesit ajror dhe detar thonë se kërkojnë një formë identifikimi. Sidoqoftë, dokumentet nuk kontrollohen gjithmonë.

Irlanda nuk është në zonën Shengen të BE-së, por pranon ID-të e BE-së si dhe pasaportat. Një zëdhënës i NCA tha: “Krimi i organizuar i imigracionit është një kërcënim kronik, shkalla dhe kompleksiteti i të cilit evoluon gjatë gjithë kohës.

“NCA punon për të synuar dhe penguar dëmin më të madh të grupeve të krimit të organizuar në çdo fazë të aktivitetit të tyre – në vendet nga kanë origjinën, në vendet tranzit, pranë kufirit me MB dhe ato që veprojnë brenda vetë MB.

“Ne gjithashtu punojmë me partnerë duke përfshirë zbatimin e kushteve të sigurisë së imigracionit, policinë, për të mbështetur hetimet”.

Numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla është rritur në muajt e fundit, edhe pse Britania e Madhe e konsideron Shqipërinë një “vend të sigurt”, sipas statistikave të Home Office të publikuara të enjten.

Rreth 2 165 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe nëpërmjet kësaj rruge në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me vetëm 23 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Banorët ndezin zjarr për të djegur mbeturinat dhe u del jashtë kontrollit, shkrumbohet një sipërfaqe me ullishte në Berat
Previous article LUFTA/ Suedia ofron paketë të re ndihme ushtarake dhe civile për Ukrainën

s.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT