• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM SHKOLLË S’DUA…”/ Ukrainasi që u kap te Uzina e Gramshit ankimon vendimin: Më lini ‘detyrim paraqitje’ jo në burg
Home
Aktualitet
Kronikë

“KAM SHKOLLË S’DUA…”/ Ukrainasi që u kap te Uzina e Gramshit ankimon vendimin: Më lini ‘detyrim paraqitje’ jo në burg

29 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fedir Alpatov, ukrainasi i cili u kap së bashku me 2 rusët në Uzinën e Gramshit, mes dyshimeve që është spiun, ka ankimuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ duke kërkuar një masë më të lehtë. Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, Alpatov kërkon që të lihet në ‘detyrim paraqitje’ dhe jo në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai thotë se duhet të vazhdojë shkollën që të mos humbasë vitin, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezikshmëri për t’u arratisur.

“Kërkojmë caktimin e masës së sigurimit siç është ajo e “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, datën dhe orën e lëmë në çmim të gjykatës në bazë të nentit 234 të KPrP dha ndalimin për të dalë jashtë shtetit me qëllim që t’i jepet mundësia për të vazhduar shkollën pasi nuk dëshiroj që të humbasë vitin shkollor. Duke ju garantuar se së bashku me mbrojtësin do jem në dispozicion të organit të akuzës deri në sqarimin e plotë të pozitës sime proceduriale lidhur me akuzës që më është njoftuar”, shkruhet në dokument.

Avokati i tij, Saimir Vishaj thotë se ndalimi i tij ka qenë jo i drejtë pasi, Alpatov nuk është spiun, por një njeri që ka hobi fotografimin e bunkerëve dhe reparteve të braktisura.

“Nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur është hedhur Spraj neoparalizues dhe së dyti nuk ka asnjë lidhje me asnjë agjenci spiunazhi, qëllimi i vërtetë i ardhjes në Shqipëri ka qenë për hobi për të shkuar në vendet ish-komuniste dhe fotografimi i bunkerëve apo reparteve të braktisura duke i nxjerrë më pas në rrjetet sociale, instagram. Në Shqipëri ndodhej për pushime ku lekët e sekuestruara prej 6000$ ia kishte dhënë mamaja e tij, Ilona për pushime të cilat janë sekuestruar”, vijon dokumenti.

Avokati i tij sjell në vëmendje deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se ish reparti ushtarak i Gramshit është i deklasifikuar në 2012 dhe nuk mund të shërbejë si cenim i sigurisë kombëtare. Nisur nga ky argument i dhënë nga kryeministri Rama, Vishaj thotë se nuk jemi përpara një vepre penale që vë në rrezik pavarësinë kombëtare.

"Kam shkollë e s'dua të humbas vitin"/ Ukrainasi që u kap te Uzina e Gramshit ankimon vendimin: Më lini 'detyrim paraqitje' jo në burg

"Kam shkollë e s'dua të humbas vitin"/ Ukrainasi që u kap te Uzina e Gramshit ankimon vendimin: Më lini 'detyrim paraqitje' jo në burg

"Kam shkollë e s'dua të humbas vitin"/ Ukrainasi që u kap te Uzina e Gramshit ankimon vendimin: Më lini 'detyrim paraqitje' jo në burg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Suedia ofron paketë të re ndihme ushtarake dhe civile për Ukrainën
Previous article DATA E ZGJEDHJEVE TË ARDHSHME LOKALE/ Presidenti Begaj kërkesë KQZ: Na sillni rezultatin e 2019-ës

s.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT